PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Biznesi elektronik në Kinë dhe Shqipëri 
2012-02-06 17:04:17 cri komenti juaj Printoni

Zhvillimi i teknologjisë së internetit ka mundësuar zhvillimin e degëve ekonomike të cilat me ndihmën e internetit realizojnë një biznes të suksesshëm.

Interneti ka krijuar një treg i cili po zhvillohet me shpejtësi që ka mundësuar edhe komunikimet dhe kontaktet më të lehta në mes të njerëzve, e me këtë edhe të partnerëve afaristë.

Biznesi elektronik - zakonisht i quajtur edhe si "e-business" është një aktivitet i cili përdor informatat dhe teknologjitë e informacionit për përkrahjen e të gjitha aktiviteteve të biznesit. Prefiksi 'e' do të thotë elektronik. E-biznesi është termi për të përshkruar bizneset të cilat veprojnë në internet, ose duke përdorur teknologjitë e internetit për të përmirësuar produktivitetin ose fitimin e biznesit.

E-biznesi në mënyrë të theksuar po e ndërron strukturën ekonomike, të tregut dhe të industrisë, vlerat e tregut, produktet dhe shërbimet dhe qarkullimin e tyre, profilizimin e konsumatorëve, sjelljen e konsumatorëve dhe tregun e punës.

Tregu i zhvillimit të pajisjeve elektronike personale të komunikimit si - telefonat celularë, Ipod, Iphone, MP3 player ka bërë që kë tip biznesi të zhvillohet me shpejtësi.

E-biznesi përfshin proceset e biznesit të tërë zinxhirit të vlerave: blerjet elektronike, menaxhimin e zinxhirit të furnizimit, procesi i porosive në mënyrë elektronike, kujdesin ndaj shërbimeve të konsumatorëve dhe kooperim me partnerët e biznesit. Përvec blerjes dhe shitjes së produkteve, e-biznesi gjithashtu mund të realizojë edhe aspektet tjera tradicionale të biznesit.

Përdorimi i bisedimit elektronik (chat) si formë e përkrahjes teknike dhe përkrahjes së konsumatorëve është një shembull shumë i mirë. Një e-biznes i cili përdorë chat-in si shtesë në përkrahjen e tyre tradicionale me anë të telefonit gjen një sistem i cili mundëson kursimin e madh të kohës dhe të parave si një mundësi shumë e mirë e ofrimit të përkrahjes teknike.

Kuptimi i e-biznesit dhe e-commerce ka ndryshuar në 40 vitet e fundit. Në fillim kishte kuptimin e mundësimit të transaksioneve tregtare në mënyrë elektronike, duke përdorur teknologjitë siç janë EDI – (Këmbimi elektronik i të dhënave) dhe EFT- (Transferimi Elektonik i Fondeve). Këto dy sisteme së pari u prezentuan në fund të viteve 1970, duke u mundësuar bizneseve të dërgojnë dokumentet tregtare sic janë urdhëri i blerjes etj. Rritja dhe pranimi i kartelave të kreditit, sporteleve automatike (ATM) dhe telefonisë bankare (telephone banking) në vitet 1980 ishin gjithashtu formë e e-biznesit.

Ndoshta shembulli i parë i tregtisë elektronike ishte Bursa e kompjuterëve e Bostonit, një treg i shitjes së kompjuterëve të përdorur në vitin 1982.

Shërbimet e garantuesve ose dorëzanëve, pranojnë dhe mbajnë pagesat e blerësit – zakonisht në formë të transferit me çek, urdhërit të pagesës me para ose kartelës së kredisë – derisa blerësi të pranojë dhe aprovojë mallin apo shërbimin. Vetëm atëherë ata përcjellin pagesën te shitësi. Blerësi paguan tarifën për shërbimet e garantuesit – zakonisht një përqindje në çmimin e mallrave të blera. Këto shërbime zakonisht përdoren për mallrat me vlerë të madhe, siç janë kompjuterë, automjete apo stoli të çmuara.

– Shumë njerëz ankohen për mashtrimet në internet. Problemet që kanë blerësit me shitësit mund të jenë të formave të ndryshme: - Shitësi nuk e dërgon mallin e blerë; - Dërgon mall krejtësisht të ndryshëm nga ai i kërkuar - Dërgon diçka që është e vlerës më të ulët sesa e paraqitur në faqe, ose në foto; - Nuk e dërgon mallin në kohën e përcaktuar; - Nuk i paraqet të gjitha të dhënat e duhura për mallrat ose kushtet e shitjes etj.

Zhvillimi i mëtejshëm i biznesit elektronik

Sipas të dhënave të fundit, në vitin 2011 vlera e internetit të Kinës kapi shifrën e 39 miliardë juanëve, 97.5% më shumë krahasuar me vitin 2010. Në vitin 2012 biznesi elektronik do të lulëzohet. Tregtarët e biznesit elektronik dhe ndërmarrjet e mëdha të shitjes me pakicë do të zhvillojnë dhe përmirësojnë aplikacionet në telefonët celularë për klientët e tyre. Por vetëm kjo mënyrë zhvillimi nuk i përmbush kërkesat e tregut të biznesit elektronik për vitin 2012.

Në vitin 2011 biznesi elektronik ka pësuar shumë ndryshime. Kompania Suning kaloi Amazon.cn dhe dangdang.com, duke u renditur pas Taobao-s dhe 360buy.com. Por zv.shefi i kompanisë Suning Sun Weimin nuk është i shqetësuar për këtë sepse disa ndërmarrje të biznesit elektronik akoma s'mund të korrin fitimet e pritura.

Sun Weimin tha se në të ardhmen kompania Suning do të bëjë bashkëpunim strategjik me IBM, do të shtojë stafin me 15 mijë persona në grupet e studimit, të skicimit dhe të biznesit të internetit brenda e jashtë Kinës. Gjithashtu do të shpejtojë krijimin e bazave të qarkullimit, duke integruar burimet online dhe të rezervës.

Analisti i biznesit elektronik Lu Zhenwang tha se pasi kanë hyrë në tregun e biznesit elektronik ato ndërmarrje të mëdha të shitjes me pakicë, tani ka konkurrencë serioze. Duket qartë që po ulen fitimet bruto për mallrat elektriko-shtëpiake me "Çertifikatën e Detyrueshme të Kinës". Në vitin 2010 ky fitim ishte 10%, por në gjysmën e dytë të vitit 2011 ky ishte vetëm 5%.

Konkurrenca e biznesit elektronik fokusohet në zinxhirin e furnizimit, si për shembull llojet e mallrave, epërsi në çmim dhe garantimin e qarkullimit.

Disa ndërmarrje të biznesit elektronik kanë dy rrugë për të zgjedhur: falimentimin ose integrimin me njësitë ekonomike.

Para disa viteve disa ndërmarrje filluan të provojnë biznesin elektronik të produkteve bujqësore, duke përfunduar shitjen e tyre nëpërmjet uebfaqeve B2C të veta. Deri tani nuk ka shumë uebfaqe që kanë fitim.

  

Përveç produkteve bujqësore vitin e kaluar edhe disa kompani të pasurive të paluajtshme filluan të zhvillojnë biznesin elektronik. Ato mendojnë se çmimi i banesave do të ulet sepse kostoja e tregtisë do të ulet, kjo është një nga avantazhet e biznesit elektronik. Por vitin e kaluar në distriktet Chaoyang dhe Dongcheng nëpërmjet biznesit elektronik banesat u shitën me çmim 30% më të lartë se ato të tjerat në po të njëjtën zonë.

Tek Wall-Mart-i, mbreti i shpëndarjes së madhe amerikane, cmimet e ulëta kanë një shpjegim të vetëm: 80% e produkteve vijnë nga Kina.

Disa mijëra kilometra më larg jeton Ma Jun, që ndryshe e thërrasin Xhek Ma. Marshimi i pandalshëm i prodhimeve kineze mes konsumatorëve perëndimorë, ndikon mbi të në një mënyrë të vecantë. I ulur pranë komputerit të tij në Hangzhou, qytet bregdetar pranë Shangait, Ma Juni po fut ne xhep qindra mijëra dollarë në ditë, përfshi edhe të dielat. Ishte 34 vjec kur e shpiku adresën e internetit- që sot i kall të dridhurat E-bay-it, Yahoo-së, Amazon-it etj. Alibaba.com, i cili është vendi i njëmendtë ku mbi 7 milionë importues nga 200 vende të botës "takohen" çdo ditë dhe bëjnë biznese me mbi 2 milionë ndërmarrje kineze.

Në Alibaba.com një tregtar italian apo spanjoll mund të njihet me prodhuesit e ndryshëm të enëve të kuzhinës apo veshjeve xhins "Made in China"; më pas mund të zgjedhë ato që do dhe ta realizojë blerjen pa pasur nevojë t'i përballojë kostot e transferimit ndërkontinental. Madje ka dhe një mori ndërmarrjesh perëndimore që, nëpërmjet Alibaba.com, zhvendosin prodhime të tëra në Kinë.

Ma Juni është një nga kinezët më të pasur në botë. E quajnë "babai i internetit në Kinë"; nuk është dicka e paktë për një komb, ku numri I vizitorëve on-line- më shumë se 134 milionë- po e kalon atë të Shteteve të Bashkuara.

Ma Juni është i pari sipërmarrës kinez, të cilit revista Forbes i ka kushtuar vend në kopertinën e vet.

Sot grupi alibaba ka më shumë se 22,000 të punësuar në 70 vende e rajone përfshi Kinën, Indinë, Japoninë, Korenë, Anglinë dhe Amerikën.

Gjithashtu ka filial në Silicon Valley, në Londër, në Tokio dhe në Amerikën Latine.

Po kush është në të vërtetë Ma Juni?

Ishte 13 vjec kur Kina u hap ndaj botës dhe ne Hangzhou shkelën turistët e parë. Ai punonte falas, si udhëzues i turistëve, mjaft që të ushtronte anglishten.

Ma Juni filloi të jepte anglisht në universitet; paga e tij e parë ishte 11 euro në muaj. Në këtë pikë, jeta e tij mori një tjetër rrjedhë.

Një ndërmarrje e përbashkët kineze dhe një amerikane, që kishin fituar tenderin për të ndërtuar autostradën Hangzhou-Fujan, e mori si përkthyes dhe vajti dhe në Shtetet e Bashkuara. Para se të kthehej në shtëpi ai I bëri një vizitë një miku të tij në Siatëll, I cili e njohu me internetin, ende I panjohur në Kinë asokohe. Dhe pikërisht aty Masë I lindi ideja. Ai I kërkoi mikut të tij të bënte një kërkim në internet, me fjalëkalimin "birra" dhe pa vetëm market amerikane apo gjermane. Aty ai mendojë se mund ta shfrytëzonte internetin për t'I ndihmuar ndërmarrjet kineze të bëheshin të njohura në botë. Ai e nisi me 50 mijë dollarë kapital- kursimet personale të 25 miqve- dhe sot alibaba ka tri site për tregtinë elektronike.

Në Kinë e ka mposhtur E-bay-in. Me një nivel rritjeje 100 për qind në vit ai është bërë numri një për tregtinë elektronike në botë.

Tani Alibaba ka pozicion më të stablizuar në biznesin elektronik, sepse në këtë fushë nuk ka rival. Megjithëse rivalë të tjerë si 360buy.com po zhvillohen me ritme të shpejta, konkurron vetëm në një fushë të caktuar me Alibaba-n.

Nga ana tjeter, Alibaba nuk është stabilizuar për shkak të strukturës së kapitaleve. Në vitin 2005 yahoo.com u bë aksioneri më i madh i Alibaba-s me 1 miliardë dollarë amerikanë. Me zhvillimin 7-vjecar Alibaba ka krijuar një dinasti biznesi elektronik, ndërkohë që yahoo po shkon drejt falimentimit.

Alibaba kërkon pavarësinë

Alibaba nuk ka hyrë në tregjet e ndryshme. Yahoo dhe Alibaba nuk kanë shumë fusha bashkëpunimi, kjo do të thotë që yahoo nuk është e rëndësishme për Alibaba-n. Alibaba s'mund t'i japë yahoos shanset e zhvillimit por vetëm para. Arsyeja e mosbashkëpunimit të të dyja kompanive në të ardhmen është se Alibaba fokusohet në tregun e Kinës.

Në SHBA, Amazon.com ka pushtuar biznesin elektronik, dhe rivali i përhershëm i Alibabas, eBay po zhvillohet me stabilitet. Alibaba nuk ka mundësi të zhvillojë tregun në SHBA.

Arsyeja e blerjes së kompanisë yahoo.com nga Alibaba është për të kërkuar liri. Ma Jun mund të kushtojë të gjtha vlerat për të blerë aksionet e yahoo.com.

Vështirësitë me të cilat po përballet Yahoo-ja

Si një uebfaqe tradicionale e njohur në botë, yahoo ka provuar të blejë google dhe Flickr. Por pastaj yahoo u bë "vrasës i blerjes". Yahoo ka dëmtuar të gjithë uebsajte që ka blerë.

Yahoo s'ka mundësi të heqë dorë nga aksionet e saj në Alibaba ose t'ja shesë kompaninë Alibaba-s. Tregu i internetit në Kinë do të jetë shumë i lulëzuar, yahoo do të përpiqet të mbajë pak aksione, duke mbetur si një hapësirë imagjinare për investorët dhe administratorët.

Problemi gjatë blerjes

Bashkëpunimi i blerjes së biznesit midis Yahoo-së dhe Alibaba-s nuk ka mundësi të ketë sukses, sepse institucionet e kontrollit të SHBA-së kanë autorizim të kundërshtojnë këtë veprim.

Vitet e fundit, me zhvillimin e teknologjisë, edhe shqiptarët janë bërë klientë të rregullt të blerjeve online.

Eni nga Tirana është një klient i rregullt i blerjeve në internet. Ai blen kryesisht ne uebsajtin Alibaba.com dhe eBay.

"Në Alibaba.com kam blerë më shpesh, janë mallra nga Kina dhe mund të gjesh shumë lloje mallrash dhe me cmime shumë të mira. Herën e fundit kam blerë 2 ipod nga Kina. Besoj se është mënyra më e mirë për të blerë gjëra më shumë në sasi dhe duke shpenzuar më pak sa mund të kisha blerë në Tirane për të njëjtin mall."

Një tjetër blerës online quhet Ervisi, ai ka më shumë se 1 vit që blen online.

"Uebsajte ka shumë si ebay që është më popullori, amazon.com alibaba .com etj, jam i lidhur me këto pasi bëj blerjet e mia. Kryesisht blej pajisje elektronike, veshje, tek alibaba kam blerë gjërat elektronike. Korrektesë përsa i përket dërgesës së mallit ka gjithnjë, por një problem mund të jetë që pasqyrohet një mall tjetër dhe cilësia pasqyron tjetër gjë. Bleja e fundit ka qenë kostum, nga ebay, më erdhi shumë shpejt, u treguan shumë korrekt. Për mendimin tim duhet të ketë më shumë kontroll ndaj postave apo dhe bankave që bashkëpunojnë me transaksionet e lekëve. Cmimet janë shumë herë më lirë sa mund ta gjesh në Shqipëri,pasi mujain e kaluar bleva një palë xhinse 46 usd shumë herë më lirë se në Tiranë, pastaj varet cilësia, vendi ku e blen, posta etj., por gjithnjë është më lirë. Kryesisht blej me dollarë."

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China