PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Profesione në transformim
2012-01-18 20:52:23 cri komenti juaj Printoni

Me zhvillimin e vrullshëm të shoqërisë, disa profesione që ishin mjaft të zakonshme në të kaluarën, është vështirë t'i hasësh në ditët e sotme në qytete të mëdha, nëse nuk janë zhdukur tashmë.   

 

Në qytetin Zhongshan, do të jeni me fat nëse do të takoheni me një 86-vjecar i cili ka zanatin e rimbushjes së stilografit, me emrin Xhaxha Bingu. Ai nuk ka dyqan dhe nuk bën reklamë. Një tezgë e vogël dhe disa mjete pune të vjetra janë gjithcka që i nevojiten atij për të punuar.

Pas një përvoje disa dekadash, Dajë Bingu mund të riparojë të gjitha llojet e stilografëve, pavarësisht se sa të dëmtuara janë ato.

Një fqinje shkon tek tezga e Xhaxha Bingut për të riparuar stilografin e saj

(A1, neighbor, female, in Cantonese)

"Këtë stilograf e kam përdorur për një kohë të gjatë. Megjithëse është thyer, më vjen keq ta hedh. Xhaxha Bing, ju lutem ma riparoni këtë stilograf."

(A2, Bing, male, in Cantonese)

"Maja është shtrembëruar."

Xhaxha Bing-u i hyri këtij profesioni në vitin 1950. Për të, një majë e shtrembëruar është si një lojë fëmijësh. Ai përdor pinca të mprehta për ta bërë këtë, madje më pas i pastron edhe me gur smerili.

Stilografët u bënë shumë popullorë në Kinë gjatë viteve '60.

Një stilograf I mire në atë kohë mund të kushtonte sa gjysma e pagës mujore. Njerëzit ishin shumë krenarë për këtë stilograf dhe e mbanin me vete kudo që shkonin. Xhaxha Bingu u shpreh se ai kurrë nuk u shqetësua për biznesin e tij pas kësaj. Por pas shpikjes së stilolapsit, shumë pak veta përdornin stilograf, e jo më t'i riparonin ato. Xhaxha Bingu tha se në një muaj ai riparonte mesatarisht 10 stilografë.

(A3, Bing, male, in Cantonese)

"Biznesi im nuk po ecën shumë mbarë. Njerëzit riparojnë vetëm stilografët e shtrenjtë, shumica e tyre që thyhen hidhen poshtë."

Xhaxha Bingu i duhet të shesë dhe riparojë syze dielli për të pasur të ardhura.

Shkruesi 70-vjeçar Li Bo përballet me të njëjtin fat. Ai krenohet për mënyrën e tij të të shkruarit, shumë njërëz ia besuan atij shkrimin e

gjërave të ndryshme si gërma, dokumente ligjore, kontrata, ftesa etj.

(A4, Li, mashkull, in Cantonese)

"Kur them një dëshirë legjitime për të tjerët, nuk mund të shkruaja një karakter gabim, pasi do më duhej ta rishkruaja të tërë faqen nga e para."

Me zhvillimin e telefonit dhe kompjuterit, pakësohej numri i personave që shkonin tek Liu. Por, Li thotë se aftësia dhe kultura e të shkruarit nuk duhen harruar vetëm sepse teknologjia moderne është zhvilluar shumë.

Një tjetër artizanat tradicional që është zbehur është kukulla me veshje tigri. Në të kaluarën, personat që banonin në Kinën Veriore u jepnin lodra tigri fëmijëve të porsalindur si dhuratë për 100-ditorin e tyre.

Por tani këto lloj kukullash tigri të punuara me dorë janë shumë të rralla.

Li Jinhua është një 81-vjeçare. Ajo mësoi si të bëjë kukulla tigri 30 vjetë më parë nga 2 artizanë profesionistë. Tani ajo është e vetmja që njeh këtë zanat në lagje. Në të kaluarën, ajo shpenzoi 3 ditë për të bërë një kukull tigri, por tani ajo shprehet se I nevojitet më shumë kohë për shkak të problemeve të saj me shikimin.

(A5, Li, female, in Chinese)

"Bëj kukulla cdo ditë, i adhuroj ato."

Po mesa duket asnjë prej të rinjve nuk ka dëshirë të mësojë artin e kukullave. Tregtarët vendorë thonë se janë përpjekur ta zhvillojnë këtë zej më parë, por e panë që ishte e vështirë.

Një numër i madh i profesioneve tradicionale po zhduken me shpejtësi, sidomos në qytetet e mëdha.

A jemi të detyruar që tja përcjellim këto zanate brezit tjetër? A duhet ti 

ruajmë ato si një pjesë e jetës dhe kulturës sonë?

Një profesion i cili flitet se është në zbehje në Shqipëri, është dhe rrobaqepësia.

Nikolla ka një repart rrobaqepësie në një lagje të Tiranës. Ai ka 5 vjet që e ka hapur këtë rrobaqepësi. Në repartin e tij ai ka të punësuara edhe dy punëtore.

"Bëjmë shkurtime arnime, qepim dhe rroba të reja. Ka persona që blejnë nëpër dyqane dhe vijnë në rrobaqepësinë tonë për riparime të ndryshme.

Ky biznes para shumë vitesh ka qenë shumë i zhvilluar pasi nuk ka ekzistuar tregtia private, njerëzit i blinin copat dhe sigurisht u duhej t'i qepnin. Por, ne qepim edhe rroba te reja, ka patur raste kur kemi bërë në sasi të madhe, si psh: rrobat e punes së një ndërmarrjeje. Megjithëse ka me pak persona që u drejtohen rrobaqepësive, nuk mendoj se ky profesion do të humbi ndonjëherë."

Përsa i përket fenomenit të zhdukjes së këtij biznesi z. Nikolla tha se ai nuk do të zhduket në tërësi, por mund të vihet re një rënie në numrin e personave që u drejtohen rrobaqepësive.

-Një fenomen tjetër është dhe ai i rënies së numrit të personave që blejnë punime artizanale tradicionale të punuara me dorë, më shumë është vënë re blerje në prodhimet e punuara nga makineritë.

Pronari i një dyqani në Tiranë për punime artistike u shpreh se në kohët e sotme pjesa më e madhe janë të punuara me makineri dhe se punimet me dorë janë në zhdukje.

"Ndër punimet me dorë pjesa më e madhe janë punimet e qeramikës, pjesa tjetër janë të gjitha punime me makineri. Punimet me dorë janë më të kërkuara, sigurisht cmimet janë më të shtrenjta. Ndër klientët ka shqiptarë po ka edhe të huaj. Megjithatë përsa i përket punimeve me dorë më parë ka patur më shumë kërkesa, në ditët e sotme njerëzit nuk janë më të interesuar për këto mbase ka ndryshuar preferenca e tyre."

Në industrinë tradicionale të modelimit të veshjeve ekziston një proces i komplikuar dhe me kosto të lartë. Vetëm pak njerëz kanë aftësinë për ta paguar. Gjatë modelimit ka shumë të dhëna karakteristike. Problemi qëndron se si mund t'i përmbledhim këto të dhëna dhe të realizojmë një prodhim të lartë e me kosto të ulët. Ky është gjithmonë drejtimi i zhvillimit që kërkon industria e veshjeve. Huang Yuenan, me eksperiencë 16-vjeçare ka arritur në përfundim se modeli i biznesit të skicimit si "Biznesi elektronik, Databazë me kapacitet të lartë dhe prodhimi i industrializimit", janë faktorë që kanë ndihmuar në rinovimin e kësaj industrie.

Nga hulumtimet e bëra nga kjo kompani, për këmishat e burrave, vetëm 64% e meshkujve mund të blejnë këmishë të përshtatshme në dyqan, 29% e tyre veshin këmishë të papërshtatshme, dhe 7% nuk mund të blejnë këmishë që u përshtatet.

Kërkesa nuk është e madhe në biznesin e veshjeve karakteristike, ndërmarrjet kanë stok të madh në magazine gjatë zhvillimit të biznesit. Si pasojë ndërmarrjet tradicionale të veshjes preferojnë t'i fokusojnë banorët e thjeshtë në tipin dhe ngjyrën e veshjes.

Megjithëse ka shumë kompani që modelojnë veshje në treg, modelimi duhet të përshtatet me përmasat trupore. Kështu që na duhet një ambjent biznesi i vërtetë. Vendndodhja e dyqanit është shumë e rëndësishme, nëse ndodhet në periferi, atëherë s'mund të tërheqë shumë konsumatorë. Si pasojë zakonisht dyqanet e modelimit të veshjeve për meshkuj hapen pranë zonave tregtare ose zyra. Kostoja do të shtohet dhe ky çmim do të rëndojë mbi konsumatorin. Çmimi i lartë s'mund të tërheqë shumë konsumatorë, kështu që s'mund të ketë avantazhe as në blerje e lëndëve të para, copave etj dhe as në skicimin e modelit ose cilësisë së punës. Më e rëndësishmja është s'mund të garantohet cilësia e produkteve në linjat e prodhimit të fabrikave të vogla. Ka vetëm dy mënyra për të zhvilluar këtë biznes, ose skicimi i veshjeve të bëhet për shtresën e lartë të shoqërisë, ose punimi do të jetë me cilësi të ulët si pasojë e cmimit të lirë të shitjes.

 

Biznesi elektronik është një rrugë e mirë për të zgjidhur problemin e kostos. Por, përshtatja me përmasat trupore të konsumatorët është problem. Për një tip veshjeje duhen shumë lloje përmasash.

Huang Yuenan filloi të analizojë të dhënat,duke rregulluar madhësitë në grupe të vogla. Çdo grup tregon një tip të veçantë, dhe gjithashtu tre madhësitë më të zakonshme për të përfaqësuar këtë tip. Konsumatorët duhet të ofrojnë vetëm tre madhësitë më të zakonshme të përcaktojnë tipin e vet.

Huang Yuenan dhe stafi i tij kanë nxjerrë një sistem elektronik "e-Tailor" (sistem elektronik i rrobaqepsit) dhe kanë më shumë se 10 vjet që e përdorin këtë sistem. Ky sistem mund të garantojë rregullimin e porosive, qarkullimin e produkteve dhe saktësinë e informacionit. Gjithashtu ata kanë përdorur sistemin CAD për skicim dhe CAM për qepjen. Pajisjet profesionale, linjat moderne të prodhimit dhe stafi i kualifikuar janë pika kyce e garantimit të cilësisë së veshjeve.

 

  

Me zhvillimin 10-vjeçar, kompania ka njohur shumë ofrues. Pronari i kompanisë Huang Yuenan thotë se ka tipe këmishash të cilat shiten më shumë se 2 mijë juanë. Tashmë kjo kompani ka mundësuar për klientët dërgimin e mostrave të produkteve të saj me postë. Në faqen e ueb-it të kësaj kompanie mund të gjejmë ngjyra dhe modele të ndryshme. (U Sen) (Albana)

 

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China