PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ju drejtojmë tek koleksioni -numizmatika, filatelia
2012-01-12 20:24:38 cri komenti juaj Printoni

Koleksioni -numizmatika, filatelia në Shqipëri dhe në botë

Albana,e di çfarë është "Shou Cang"? Shou Cang në shqip do të thotë "Koleksion".

Në Televizionin Qëndror të Kinës ka një program me titull "Vlerësimi". Gjatë 3 vjetëve të fundit, ky emision ka fituar vëmendjen e një audience të gjerë. Shikuesit e adhurojnë koleksionin, njohin historikun e tij, vlerësojnë dhe parashikojnë çmimin e koleksionit me qëllim që të marrin njohuri për të. Ndërkohë shikuesit mund të mësojnë për prirjen e re të investimeve. Ka mundësi që ky program të jetë bibla e koleksionit të shqiptarëve. (qesh)

Ekziston një proverb në Kinë: Futet rakia e vjetër në shishe të re. Në fakt koleksioni është kuptimi i ri për gjërat e vjetra. Njerëzit mund të fitojnë interes të madh gjatë emisionit.

Po cfarë është koleksioni?

Numizmatika është veprimtari shkencore e cila merret me studimin e mjeteve monetare si të kohërave të moçme ashtu edhe të kohës moderne. Në vendin tonë prerja (shtypja e monedhave) e ka zanafillën që në shekujt VII -VI p.e.s në Dyrrah (Durrësi i sotëm) dhe Apolloni (Pojan i Fierit). Janë pikërisht monedhat e kësaj periudhe të cilat shënojnë pikënisjen e historisë të koleksionit të monedhave për qëllime numizmatike.

Për rëndësinë që paraqet ruajtja dhe evidentimi i historisë së emetimit të të gjithë monedhave dhe kartëmonedhave shqiptare, Banka e Shqipërisë në vitin 2002 publikoi katalogun e kartëmonedhave e monedhave shqiptare për periudhën nga lashtesia - deri në vitin 2002.

Numizmatika ndahet në tri pjesë kryesore:

Monedhat e botës së vjetër

Monedhat e mesjetës

Monedhat e kohës së re

Për herë të parë në vitin 1880, Preng Bib Doda bëri të mundur që koleksioni shqiptar i monedhave të arit të grumbulluar nga zoti Ndoc Xhuxha të ekspozohej në ekspozitën numizmatike të organizuar në Vatikan. Natyrisht kjo është dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e numizmatikës shqiptare

Filatelia (greqisht philatelie nga fjala philos-mik dhe ateleia-pullos letrën )është shprehje që nënkupton grumbullimin e pullave postare.Për shkak të lloj-llojshmërisë që përmban veprimtaria dhe krijimtaria njerëzore, pullat postare janë mjaft të kërkuara nga një gamë e gjërë e qytetarëve. Aktualisht në botë ekzistojnë mbi një million mbledhës të pullave postare, përkatësisht filatelistë.

Filatelia përfshin grumbullimin sistematik dhe studimin e pullave dhe dokumenteve tjera postare. Para paraqitjes së pullave të para postare, dërgesat postare janë shënuar me lloj-lloj vulash. Këto lloje të vulave emërohen me "epoka parafilateliste". Pulla e parë postare është emetuar në Angli me 6 maj të vitit 1840. Në këtë pullë ka qenë e shtypur figura e mbretëreshës angleze Viktoria. Për shkak të ngjyrës së saj të zezë është quajtur Black penny, përkatësisht peni i zi. Me gjithë rishtypjen e kësaj pulle, gjithsejtë janë emetuar 63 milion copë.

Grupi i parë i grumbullimit të pullave postare, filatelistët e ardhshëm, është tubuar në Londër në vitin 1863. Deri tani, në botë janë emetuar rreth 500.000 mijë pulla të ndryshme.

-Unë mendoj se një nga autorët e programeve në CCTV (Televizioni Qëndror i Kinës) ka sqaruar natyrën e koleksionit gjatë programit të tij me titull "Porcelani me çmim të lartë". Për të, ka vetëm pak persona që i kushtojnë vëmendje vlerës së koleksionit, shumica e tyre shohin shumë cmimin. (sinkron)

"Çdo njeri që pëlqen koleksionin ka dëshirë të gjejë një thesar me vlerë të lartë duke shpenzuar pak para dhe kjo është afër mendjes. Por a është ky thelbi i të kuptuarit të koleksionit? Sigurisht që jo!

Për mua, një porcelan i vogël mund të më njohë më shumë histori dhe kulturë koleksioni, por për mua në këtë moment origjinaliteti i koleksionit nuk është i rëndësishëm."

Koleksionisti i famshëm i porcelanit Bai Ming u shpreh se kuptimi i vërtetë për koleksionin është rasti për të kontaktuar me të parët tanë.

Albana, a keni ndonjë njohuri rreth historisë së koleksionit në Shqipëri apo Evropë?

Në Shqipëri ka disa grupe individësh, të cilët janë specializuar në koleksionimin e emetimeve në periudha të ndryshme historike. Periudha ilire ishte ilustruar në ekspozitë me monedha të koleksionistëve Muharrem Gimjani dhe Nikolla Xharo, koleksionisti italian, anëtar i Shoqatës së Koleksionistëve Shqiptarë, Xhuzepe Rraca, solli në ekspozitë disa nga gjërat më të rralla të emetimeve paranumizmatike në Shqipëri, prerjet e kartëmonedhave lokale siç janë ato të së ashtuquajturës Republikë e Korçës dhe biletat të financës të bashkive Shkodër, Berat, Vlorë etj. Koleksionisti Kozma Dashi paraqitej me koleksionin e tij të monedhave të arta nga viti 1926-1937, koleksionisti Girando Koti ekspozonte një pjesë të koleksionit të tij me rrallësitë e emetimeve komemorative (përkujtimore) të Bankës së Shtetit shqiptar të viteve '80, ndërsa koleksionisti numizmat, Nikolla Xharo, me emetimet e monedhave dhe kartëmonedhave të shtetit modern shqiptar që përfshin periudhën 1926-1950. Pjesa tjetër e koleksionit i takonte Bankës së Shqipërisë, përfshirë edhe ekspozimin e disa artikujve arkivorë që lajmëronin emetimin e monedhës së parë kombëtare në vitin 1926.

Numizmatika dhe koleksionimi i monedhave dhe kartëmonedhave në Shqipëri është një hob relativisht i vjetër. Një nga figurat më të shquara që ka filluar koleksionimin e monedhave të lashtësisë ka qenë Shtjefën Gjeçovi, françeskanët e Shkodrës etj.

Shumica e numizmatëve shqiptarë, përpos se zotërojnë monedha dhe kartëmonedha, janë dhe individë që zotërojnë kulturën dhe historinë e emetimeve, lëndë kjo që është gjithnjë me vlerë për t'ia bërë të njohur qytetarit shqiptar. Një prej tyre është dhe Z. Nikolla Xharo

Nikolla Xharo ushtron një aktivitet në Tiranë që merret me shit-blerjen e objekteve të seleksionimit, siç janë pullat apo filatelia, monedha, kartëmonedha (numizmatika), objekte militare, orë xhepi, muri dhe tavoline por gjithashtu merret edhe me pikturat, kryesisht ato shqiptaret të periudhës së realizmit socialist.

"E kam nisur këtë biznes në vitin 1994, kryesisht kam punuar në ebay, por kam edhe një klientelë të zgjeruar në Shqipëri. Në fillimet e para ka qenë periudhë akumulimi e materialeve për 4 vjet, më pas në peirudhën 1999-2003 ka pasur periudhë rënie. Kryesisht shitjet janë bërë nëpër panaire në Itali e Gjermani, pas 2004-s nisa të blej dhe të shes në eBay."

Pasioni dhe dëshira e madhe për filatelinë dhe numizmatikën dhe koleksione të tjera kanë bërë që biznesi i tij të mbijetojë edhe kur shitjet kanë qenë të pakta...

"Në sajë të pasionit dhe dëshirës për të ecur përpara kam shitur medaljet, kam blerë pullat, në këtë mënyrë kam mbijetuar megjithëse nuk ka qenë ndonjë krizë e madhe, por dëshira për të ecur para ka bërë që une të mbijetoj."

Z. Xharo ka shumë klientë si nga Shqipëria ashtu edhe nga Kina

"Aktualisht ka shumë kërkesë për shitjen e pullave, vetëm nga Kina kam 6 apo 7 klientë që blejnë në ebay. Kohët e fundit ka dalë në një ankand në Zvicër një koleksion shumë i rrallë i periudhës së mbretit Zog dhe kam shpresë që këtë koleksion do ta blej unë dhe miqtë e mi.

Klientët nga Shqipëria janë të moshës 35-45 vjeç, kryesisht biznesmenë të cilët e kanë me pasion këtë fushë. Tirazhi i objekteve të koleksionit është i ulët dhe kjo bën që të ketë një kërkesë të lartë dhe çmimi të jetë mjaft i kënaqshëm."

Ai shton gjithashtu se ka prodhime kineze si pulla e monedha ku kinezët janë shumë të interesuar për këto.

"Ka dy lloj objektesh, një pjesë janë kartëmonedhat dhe monedhat që janë prodhuar nga R.P. e Kinës, por njëkohësisht ka edhe objekte të rralla, në filateli janë 6-7 seri pullash që janë me tematikë kineze, psh. përvjetorët e R.P të Kinës, ditëlindja e Mao Ce Dunit që janë të lidhura me miqësinë shqiptaro-kineze, pra këto pulla karakterizojnë marrëdhëniet kino-shqiptare. Ka dhe monedha po që nuk janë të shkruara që janë prodhuar në Kinë, por nga eksperienca ime unë i dalloj kush është prodhim kinez, pra nga populli kinez."

Z.Xharo i shet pullat apo monedhat kryesisht me seri pasi klientet janë shumë seriozë e kerkojnë gjëra komplete jo me pjesë.

Përsa i përket cmimit të monedhave të arit ai tha se ka ardhur duke u rritur si pasojë e rritjes së cmimit në bursë të arit në tregun botëror dhe një fakt tjetër është se monedhat shqiptare janë me të kërkuara pasi tirazhi është i ulët dhe çmimi është i lartë.

-Gjithashtu edhe në Pekin ka shumë njerëz që preferojnë objektet e koleksionit shqiptar. Një nga ata është zoti Ma. Ai ka punuar për 3 vjet në Shqipëri.

Para dhjetë vjetëve ai shkoi në Afrikë për qëllime pune dhe vizitoi shumë vende. Shpenzoi shumë para për të blerë monedhat vendase, pasi kishte shumë interes për to. Monedhat kishin material dhe skicim të ndryshëm. Kur u kthye në Kinë ai nisi të diskutonte me persona që janë të apasionuar për koleksionin dhe gradualisht u njoh me tregun e monedhave të Pekinit. Monedhat flasin për njohuri gjuhësore, historike, gjeografike, kulturure, etj.

Në vitin 1988 u shtyp një monedhë argjendi në Shqipëri për të përkujtuar 42-vjetorin e ndërtimit të hekurudhës së parë të këtij vendi. (50 lekshi). U nxorr edhe një monedhë tjetër nikeli (5 lekshi). Në anën e majtë të kësaj monedhe ndodhet një vecori që tregon tunelin e hekurudhës. Këto përmbajtje tregojnë që Shqipëria është një vend malor. Deri tani ka mbledhur 7 - 8 mijë monedha.

Në Shqipëri ka njohur disa koleksionistë, ata merren me këtë biznes. Tani monedhat shqiptare të vitit 1902 janë shumë të rralla në treg, me çmim të lartë, një monedhë e tillë kushton më shumë se 1 mijë euro.

Çmimi i monedhave ka prirje rritjeje, sidomos kur disa vende kontrollojnë vëllimin e prodhimit të monedhave, çmimi i tyre do të rritet vazhdimisht.

Për të rinjtë që dëshirojnë të investojnë në këtë fushë, së pari duhet të kenë shumë para, së dyti duhet të informohen vazhdimisht. Kur hasen me vështirësi nuk mund të heqin dorë nga koleksioni. Por më e rëndësishmja është që të kenë interes. Gjithashtu gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti njihen me më shumë miq.

-Tani në Kinë njerëzit nuk koleksionojnë vetëm monedha, kartëmonedha, piktura, porcelan, bizhuteri, por koleksionojnë edhe verë të kuqe. Yao Ming, basketbollisti i famshëm kinez në NBA tha në një intervistë se preferon të koleksionojë verë të kuqe. (sinkron)

"Gjatë karrierës sime në NBA, kam patur shumë raste për t'u njohur me markat e verërave më të famshme në botë. Ka raste kur unë dhe miku im i ekipit "Raketa" kemi zhvilluar ndeshje në një vend tjetër. Nga darka që kemi patur kemi provuar disa tipe verërash dhe padyshim që kam mësuar shumë për to. Të preferuarat e mia janë vera Kabërnet dhe Pinot Noir. Kur kam qenë në humor kam shijuar shpeshherë verë të kuqe me bashkëshorten time."

Por si të njihemi më mirë me objektet e koleksionit, cilat prej tyre shiten më mirë në treg? A ka ndonjë libër apo broshurë specifike që flet për koleksionin?

Librat e posaçëm të koleksionit janë të shumtë. Ka libra koleksioni që flasin mbi kinezët me famë, si Mao Cedun, Deng Xiaoping etj, ka koleksion që tregon çështjet historike, si reforma dhe hapja, lojrat olimpike etj, ka edhe koleksion që tregon ndonjë veçori si Romën dhe Greqinë e lashtë etj.

Në Kinë përveç librave profesionale që tregojnë vlerësimin e koleksionit, ka edhe uebfaqe të bollshme, si http://jd.mycollect.net/dhe http://collection.sina.com.cn/.

Në këto uebfaqe jepen njohuri shumë specifike për objekte të ndryshme koleksioni, ka listë mallrash që priten të shiten, ka çmime të parashikuara për koleksion dhe forume të ndryshëm për koleksionistët

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China