PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Groupon në botë
2011-12-29 21:27:54 cri komenti juaj Printoni

Historiku

Groupon rrjedh nga bashkimi i 2 fjalëve grup dhe kupon. Ai është një uebsajt që merret me shitjen e shumë produkteve dhe shërbimeve me çmime të ulëta. Për herë të parë Groupon nisi në vitin 2008 dhe tregu i parë ishte Çikago, duke u pasuar më pas në Boston, Nju Jork dhe Toronto. Që nga tetori 2008 e deri më sot Groupon ofron shërbimet e tij në më shumë se 150 tregje në Amerikën e Veriut dhe 100 tregje në Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut, ku janë të regjistruar 35 milionë përdorues. Idea për Groupon i lindi Andrju Masonit. Më pas kjo ide u vu në praktikë nga një ish-punëdhënës i tij Erik Lefkovsky. Në prill të vitit 2010 kompania u vlerësua me 1.35 bilionë dollarë. Nga një raport nga Shoqata e Marketingut e Groupon publikuar nga Revista Forbes, thuhet se Gruopon po planifikon që të bëjë 1 miliard dollarë shitje më shpejt se cdo biznes tjetër. Marrëveshja e parë e Groupon ishte oferta me gjysmë çmimi e picave për restorantin që ndodhej në katin e parë të ndërtesës së saj në Cikago.

Modeli i biznesit

Kompania ofron një "groupon" (grup+kupon) në ditë për secilin prej tregjeve ku ajo operon. Nëse ka një numër të caktuar personash që klikojnë për të marrë ofertën atëherë marrëveshja vihet në dispozicion për të gjithë, nëse minimumi i paracaktuar nuk plotësohet, atëherë askush nuk përfiton nga kjo marrëveshje ditore. Groupon i siguron të hollat duke mbajtur gjysmën e parave që konsumatori paguan për kupon.

Psh: Një masazh trupi që kushton 80 usd mund të blihet nga konsumatori për 40 usd, dhe më pas groupon dhe shitësi do të ndajnë këtë shumë. Kjo do të thotë që ofruesi ofron një masazh 80 usd dhe merr 20 usd nga Groupon për të. Ka disa shërbime që Groupon nuk i ofron në uebsajtin e tij siç janë shërbimet në klinikat e abortit, klubet e natës etj.

Ndryshe nga reklamat e veçanta, nuk është kusht që tregtarët të paguajnë për to. Groupon pasi merr informacione personale te konsumatorëve të tij, u dërgon e-maile ditore atyre për produktet që ato kanë shfaqur interes. Groupon përdor një strategji marketingu për të prezantuar produkte apo shërbime të reja konsumatorëve të tij. Pas kërkimeve në terren në tregjet vendase për produktet apo shërbimet më të sukseshme, të realizuara nga punonjësit e tij, Groupon i reklamon ato në faqet e rrjeteve sociale si Facebook, Tweeter etj, për ta nxitur më tej këtë ide. Eshtë vënë re një numër më i madh i klienteve femra pasi vetë natyrës së Groupon që ka një gamë të gjerë produktesh për to. Shumë marrëveshje janë fokusuar në Kozmetikë, Fitnes dhe Bukuri.

Megjithatë janë parë shumë probleme në modelin e tij të biznesit. Psh: Mund të ndodhë një fenomen i tillë që shumë konsumatorë të vërshojnë drej produkteve të prodhuara nga një kompani e vogël e cila nuk ka potencialin e kapacitetit, pra ka mundësi që kërkesa të jetë më e madhe se oferta dhe kështu klientët mbeten të pakënaqur. Psh; Gap, që merret me veshjet arriti që të përmbushte kërkesat e 450 mijë klientëve në një marrëveshje kombëtare, por një biznes i vogël veshjesh nuk do mund t'i trajtonte dot gjithë këta kupona. Një tjetër problem është se shumë biznese menduan se duke ofruar me produktet apo shërbimet e tyre me çmime të ulëta për konsumatorët, për një herë, ata shpresojnë se kjo është një reklamë për biznesin e tyre, kështu që herën tjetër konsumatori do të shkojë përsëri dhe do paguajë çmimin real. Por në shumicën e rasteve kjo gjë nuk ndodhi. Kohët e fundit kompania ka nxjerrë një program ku i lejon konsumatorët të shkarkojnë kuponin në celularin e tyre dhe ta tregojnë atë në momentin që do të blejnë një produkt ose do të marrin një shërbim.

Në total Groupon shtrihet në 500 tregjet nga 44 vende të botës. Ndër tregjet e mëdha ndërkombëtare bëjnë pjesë SHBA-ja, Kanadaja, Brazili, Kina, Gjermani, Franca, Britania e Madhe, India, Izraeli, Japonia, Koreja e Jugut, Arabia, Malajzia, Rusia, Afrika e Jugut etj. Në shkurt të vitit 2011, Wall Street Journal raportoi se Groupon ishte gati të niste në Kinë.

Konkurrentët

Groupon është rrethuar nga shumë konkurrentë po vetëm LivinSocial është përshkruar si një konkurrent serioz. Në janar të vitit 2011, pas përpjekjeve të dështuara për të blerë Groupon për 6 miliardë dollarë, Google lancoi Google offers, duke u bërë një tjetër konkurrent për Groupon. Gjithashtu edhe rrjeti social Facebook në prill të këtij viti nisi të testonte një program të ngjashëm me Groupon, edhe ky hap ishte një kercënim për Groupon.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China