PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
E-biznes: Grupon
2011-12-29 20:06:01 cri komenti juaj Printoni

Po afrohet Viti i Ri, çfarë dhuratash të veçanta do të blini?

Në Shqipëri përveç dyqaneve, ku mund të shkojnë njerëzit për të bërë pazar, apo të shkojnë jashtë vendit? Në Kinë përveç blerjes tradicionale në dyqane, ka edhe një mënyrë të re: ajo në grup që njihet edhe si Grupon.

Grupon-i, që është një mënyrë blerjeje në grup, e ka zanafillën nga uebsajti amerikan "Groupon", që konsiston në shitjen e një kategorie të caktuar mallrash me ulje çdo ditë, ku çdokush ka të drejtë të blejë një herë në ditë. Më shumë njerëz punojnë me biznes konkret se ata online.

Në Kinë uebsajti Grupon ofron ushqime, bileta për kinema, oferta për bërjen e fotove të dasmës, oferta hotelesh apo shërbimesh shëndetësore.

Përqindja më e ulët mund të jetë 0.2%.

Në uebsajtin Grupon nëse do të porositni shërbime për banketin e Vitit të Ri dhe çmimi origjinal për banket është 450 dollarë, me 50% ulje çmimi do të jetë 225 dollarë. Ose bileta për bërë ski kushton vetëm 1.5 dollarë, ku ulja është 99.5%. Këto shërbime ofrohen jo vetëm në qytetet e mëdha por edhe ato të vogla.

Procedura e përdorimit të "Gruponit".

Nëse doni të përfitoni nga ofertat që paraqiten në Grupon, së pari duhet të kërkoni për to. Mos harroni të regjistroheni si anëtar i uebsajtit. Pagesa kryhet me kartë krediti ose debiti (e-bank). Pasi paguani, printoni kuponin ose shkarkojeni në telefonin tuaj celular dhe tregojeni kur shkoni në dyqanin apo vendin që do të ofrojë shërbimin që keni kërkuar.

Në uebsajt "Grupon" ka shumë oferta tërheqëse, po si realizohet ulja e çmimit?

Uebsajti "Grupon" është platforma e konsumatorëve që nuk e njohin njeri tjetrin. Me "fuqinë e numrit të konsumatorëve", ata mbledhin fondet, nxitin aftësinë blerëse duke ofruar çmimet më të favorshme. Për grupe të mëdha njerëzish, tregtarët mund të ofrojnë çmime më të ulëta se kur shesin me pakicë. Përveç shitjes online, këto uebsajte kanë edhe mënyra të tjera të shitjes, si panairet, ku konsumatorët mund të blejnë mallrat që duan me çmime të favorshme.

Avantazhet e "Gruponit"

Por cilat janë avantazhet e "Grupon"? Së pari mund të pakësohet efektivisht kostoja e konsumatorëve, të cilët fitojë një çmim të arsyeshëm në bazë të garantimit të shërbimit dhe cilësisë. "Grupon" i ngjan blerjes me shumicë. Nëpërmjet "Gruponit", blerja pasive të ndryshohet si blerja aktive me shumë mallra.

Në kaluarën tregu ishte jotransparent dhe informacionet ishin të pakta, kështu që konsumatorët ndodheshin në pozicion të dobët. Por tani nëpërmjet "Gruponit", konumatorët mund të njohin më shumë për cilësinë, çmimin dhe të konsiderojnë komentet e tjerëve mbi mallrat që duan të blejnë. Kështu konsumatorët mund të kursejnë kohën dhe paratë e tyre.

Njerëzit që pëlqejnë "Grupon":

Blerja në grup i ndihmon shumë konsumatorë që janë të pasigurtë dhe nuk kanë eksperiencë në blerjen e mallrave, ofrohet garanci pas blerjes dhe reduktohen mundësitë për të blerë mallra të falsifikuar. Grupon ndihmon njërëzit që mobilojnë shtëpitë dhe që kanë pak para për këtë, studentët dhe ata që janë më pak të shkathët për të bërë pazar.

Evolucioni i zhvillimit të uebsajti "Grupon"

Në fillm Grupon 2.0 u zhvillua në SHBA, i cili ishte një objekt i përzier (mix) nga elementët e biznesit elektronik, ueb 2.0, reklamat e internetit dhe blerja-shitja konkrete.

Tani Grupon 3.0 është modeli kryesor i këtij biznesi është orientuar nga kërkesat e konsumatorëve. Veçoria e këtij modeli është konsumatorët mbledhin aktivisht për të treguar kërkesat, shitësit zbulojnë këto kërkesa.

Kushtet e zhvillimit të "Gruponit"

Zhvillimi i "Gruponit" është mbështetur mbi fondet, strategjitë, operacionet dhe teknikat e tregut. Që "Grupon" të ketë sukses duhet të ketë një kapital fillestar të madh. Fillimisht fitimi neto për këtë biznes është i paktë. Shumica e uebsajteve "Grupon" mbështeten mbi komisionet ndaj tregtarëve. Për shkak të kostos së lartë dhe fitimit të ulët, këto uebsajte duhet të qarkullojnë shumë fonde.

"Grupon" gjithashtu duhet të ketë epërsi në një fushë të caktuar. Për shembull disa ubesajte "Grupon" të shitjes së banesave janë mbështetur mbi burimet e bollshme të informacionit të tregut të pasurive të patundshme në Kinë. Një tjetër kusht për të pasur sukses është inovacioni, si masë për të konkurruar.

Problemet "Gruponit"

Si një mënyrë e re e konsumit, tani nuk ka rregulla përkatëse për të mbikqyer ato. Kështu ka ndodhur shumë çështje manipulimi. Konsumatorët duhet t'i kushtojnë më shumë vëmendje përdorimit të "Gruponit". Për shembull disa tregtarë rritin çmimet dhe pastaj bëjnë oferta për to, cka pratikisht do të thotë se ulje çmimi nuk ka fare. Konsumatorët kur zgjedhin mallrat në këto uebsajte duhet të zgjedhin ato profesionale, duke garantuar së pari interesat e tyre.

Periudha e vështirë e uebsajteve "Grupon"

Nga viti 2010 deri në shtator të këtij viti janë hapur pesëmijë uebsajte "Grupon", duke u shtuar 20% çdo muaj, cka tregon edhe lulëzimin e shpejtë të blerjes on line në grup. Faktikisht "Grupon" ka përfunduar periudhën e parë të zhvillimit, tema e së cilës ishte "shpejtësia". Për investitorët, "shpejtësi" do të thotë "vlerë e madhe e shtuar". Me investimin e vazhdueshëm, "rritja" ka sjellë shumë produkte dhe shërbime të njëjta. Pastaj standardi i vlerësimit të investimit shkon nga modeli i biznesit deri kuotat e tregut.

Tani 99% e pesëmijë uebsajteve janë zhdukur. Ato të mbeturat kanë vërtet fuqi të madhe në treg. Sipas të dhënave statistikore deri në shtator të këtij viti afro njëmijë uebsajte kanë falimentuar ose kanë ndryshuar biznesin. Problemi kryesor është se besimi tek uebsajtet "Grupon" është shumë i ulët. Më shumë se 60% e konsumatorëve thonë se i blejnë mallrat në uebsajtet e tjera të biznesit të internetit

 

Një gjë tjetër e rëndësishme që ndikon zhvillimin e uebsajteve "Grupon" është besimi i konsumatorëve.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China