PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Bum artikujsh për fëmijë në vigjilje të Vitit të Dragoit
2011-11-30 17:16:45 cri komenti juaj Printoni

Në këtë edicion:

--Ulja e kërkesës së brendshme dhe të jashtme ka ndikuar në sektorin prodhues të Kinës. Por vallë, a do të lehtësojnë politikat monetare dhe fiskale rritjen ekonomike, gjatë muajve të ardhshëm?

--Prodhuesit e produkteve për fëmijë janë gati për përfitimet që do nxjerrin nga bumi i artikujve për fëmijë në Vitin e Ri kinez të Dragoit.

Është parashikuar se numri i lindjeve do të rritet me 5 % në 2012-n, shumë prindër besojnë se ikona e perandorëve kinezë simbolizon fuqi dhe pasuri.

Për më shumë, qëndroni me ne!

Të dhënat paraprake nga HSBC tregojnë se Treguesi i Menaxhimit të Blerjeve(PMI) zbriti në 48 nga 51 që ishte në muajin tetor, duke shënuar rënien më të thellë që nga marsi i vitit 2009.

PMI-ja jep një parashikim të aktivitetit në sektorin e prodhimit. Një shifër më e ulët se 50 sinjalizon tkurrje, mbi 50 zgjerim.

Ekonomistë nga HSBC thonë se kërkesa e jashtme ka tendencë rënie pasi ndikimi i keq i krizës së borxheve evropiane ka infektuar më shumë kontinente.

Dhe Kina ka gjasa të përballet me një tatëpjetë në porositë e reja eksportuese që do të pasohet me një pakësim të kapacitetit prodhues në muajt e ardhshëm.

Ne folëm me Ma Xiaoping, ekonomist kinez pranë HSBC, rreth perspektivës së ekonomisë kineze dhe mundësisë për një lehtësim të politikës monetare.

Sipas zodiakut kinez, viti tjetër është Viti i Dragoit. Sipas specialistëve numri i lindjeve do të rritet me 5 % në 2012-n, shumë prindër besojnë se ikona e perandorëve kinezë simbolizon fuqi dhe pasuri. Bum-i i fëmijëve në vigjilje të Vitit të Dragoit në vend pritet që të sigurojë mundësi përfitimi për bizneset që merren me artikuj për fëmijë dhe institucionet parashkollore nga brenda dhe jashtë vendit.

Zyra Shtetërore e Statistikave parashikon që Kina do të përjetojë një bum të popullsisë nga viti 2005 deri në 2020-n dhe dhe përqindja e lindjeve në vend do të arrijë pikun në vitin 2016, pasi ata që kanë lindur pas viteve '80 kanë hyrë në fazën e tyre të riprodhimit.

Shifrat nga Kombet e Bashkuara tregojnë gjithashtu se popullsia kineze pritet që të arrijë në 1.388 miliardë banorë deri në vitin 2020 nga 1.334 miliardë që u regjistrua në 2009-n.

Shumë familje kanë dëshirë që fëmijët e tyre të lindin në 2012-n, Vitin e Dragoit. Një grua në muajin e 4-t të shtatzënisë nga qyteti jugor i Kinës, në Guangzhou, na shpegoi arsyen e këtij fenomeni.

"Sipas traditës kineze, një fëmijë i lindur në Vitin e Dragoit ka karakteristikat e një lideri të lindur i cili është i suksesshëm, i sigurt, i mençur, trim dhe i bukur. Shumë nga miqtë e mi po planifikojnë gjithashtu të kenë fëmijë në këtë vit të mbarë."

Sa më shumë fëmijë lindin, aq më shumë është përfitimi i prodhuesve apo bizneseve që merren me produktet për fëmijë.

Per shembull po marrim shitjen e pelenave. Studiues të tregut Euromonitor vlerësojnë se do të shtohen shitjet nga 24.3 miliardë juanë në 2011-n në 28.4 miliardë juanë në 2012-n. Bum-i pritet gjithashtu të rrisë shitjet e kompanive të specializuara për formulën e qumështit, veshjeve për fëmijë etj.

Yang Yang, nëna e një 4-vjeçari kujton se një bum i ngjashëm fëmijësh ndodhi në 2007-n, Vitin e Derrit, pasi prindërit duan që fëmijët e tyre të kenë një jetë të lehtë si ajo e derrave. Yang Yang tha se ajo vuri re shumë gra të tjera shtatzëna në atë vit. Por, tani të gjitha po përballen me të njëjtin problem.

"Tani fëmijët tanë kanë hyrë në moshën që duhet të shkojnë në kopësht. Është shumë e vështirë për t'u regjisturar në një kopësht publik këtu në Pekin. Vajzës sime i është dashur që një herë në javë të marrë mësime para-kopshtit që nga mosha dyvjeçare, dhe pse nuk jam e sigurt nëse ajo do të pranohet. "

Kjo nënë na shpjegoi se për çdo 100 regjistrime ka 500 kandidatë. Duke qeshur ajo shtoi se regjistrimi në kopësht është më i vështirë se pranimi në universitet. Disa prindër zgjedhin t'i çojnë fëmijët e tyre në institucione private parashkollore.

Han Xia është zv.presidenti i një instituti të tillë të quajtur "E kuqja, e verdha dhe bluja".

"Nga anketat tona ka dalë që prindërit janë të predispozuar të shpenzojnë më shumë për edukimin fillestar të fëmijëve të tyre. Deri tani ne kemi 400 degë në Kinë dhe po planifikojmë ta zgjerojmë aktivitetin tonë me më shumë degë në më shumë qytete."

Një nënë tjetër e re thotë se ajo shpenzon të paktën gjysmë dite çdo javë me djalin e saj dyvjeçar në një shkollë të famshme për fëmijë të vegjël, me besimin se fëmijëria e hershme është një përcaktues i rëndësishëm i funksionimin intelektual në moshë të rritur.

"Të jem e sinqertë nuk është lirë, nuk e di se sa do i vlejë kjo gjë për zhvillimin e tij në të ardhmen. Por sipas parullës së njohur 'kurrë mos e lër fëmijën të humbasë në vijën e fillimit', do të ndjehesha fajtore nëse nuk do të investoja tani për të ardhmen e tij."

Sipas një raporti nga Shoqata e Rrjetit të Dyqaneve e Kinës, institucionet që merren me zhvillimin e fëmijërisë së hershme kanë arritur për të tretin vit radhazi, të kalojnë tregun e pasurive të patundshme, sektorin minerar dhe internetin duke u bërë industria me potencialin më të madh të rritjes së tregut.

Të ardhurat e disponueshme për frymë për familjet në qytetet e Kinës u rritën me 8 për qind, e shprehur në shifra afro 20,000 juanë vitin e kaluar, pothuajse sa dyfishi në 2005-n. Me rritjen e të ardhurave, prindërit kinezë kanë më shumë para për të shpenzuar për fëmijët e tyre. Raporti sugjeron se bum-i i fëmijëve është një ide e mire investimi, dhe rritja ka të ngjarë të ruhet për të paktën 2-3 vitet e ardhshme.

Rritja e vazhdueshme e udhëtimeve brenda dhe jashtë Kinës do ndryshojë industrinë botërore të mikpritjes.

Raporti më i fundit për Prirjet Globale nga Euromonitor International parashikon se turistët kinezë do të shpenzojnë 57 miliardë dollarë për akomodime këtë vit, shumë kjo e treta më e lartë pas SHBA-së dhe Gjermanisë.

Deri në 2015-n, kinezët do të bëhen numri dy, me shpenzimet e tyre deri në 67 miliardë dollarë.

Në raport thuhet se disa rrjete hotelesh botërore po bashkëpunojnë me ndërmarrje kineze që të hyjnë në tregun e brendshëm, ndërkohë që të tjerët po përshtasin ofertat e tyre për shijet e kinezëve. (Bana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China