Konferenca me telefon mes zv.kryeministrit dhe ministrit të Financave të Greqisë Venizelos dhe përfaqësuesve të BE-së dhe FMN-së ka patur arritje të kënaqshme. Këtë e deklaroi qeveria greke më 20 shtator, duke bërë të ditur që përfaqësuesit e BE-së dhe FMN-së do të kthehen në Greqi javën e ardhshme.
Analistët thonë se kjo gjë tregon se të dyja palët kanë rënë dakord për masat e reja të shkurtimeve buxhetore dhe reformuese të ndërmarra nga qeveria greke. Kjo do t'i mundësojë Greqisë marrjen e këstit të gjashtë të ndimës nga BE-ja dhe FMN-ja prej 8 miliardë eurosh. (Jiang Lei)


















