PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, bujqësia dhe industritë e shërbimeve perspektivë për të ardhmen
2011-09-16 19:08:03 cri komenti juaj Printoni

Gjatë 30 vjetëve të reformës dhe të hapjes, ekonomia private është bërë një forcë e rëndësishme në ekonominë shtetërore. Sipas të dhënave statistikore, tani numri i ndërmarrjeve private zë 80% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve në mbarë vendin, të ardhurat nga vjelja e taksave të ndërmarrjeve private kanë zënë gjysmën e shumës së të ardhurave të përgjithshme. Vëllimi i përgjithshëm ekonomik i këtyre ndërmarrjeve ka zënë 50% të ekonomisë kombëtare.

Nën sfondin e diversifikimit të mënyrës së zhvillimit ekonomik, kapitalet e kompanive private mund të luajnë rol nxitës në ekonominë e re, siç është kultura, zbavitja, industria e shërbimeve dhe në fusha të tjera.

Në fakt, shumë ndërmarrje private kanë korrur susese të mëdha në këto fusha.

Hanneng është një ndërmarrje prodhimi e energjisë elektrike me anë të erës dhe ujit, që u krijua në vitet 90 të shekullit të kaluar. Tani kjo ndërmarrje po zhvillon industrinë e prodhimit të energjisë elektrike me anë të energjisë diellore. Më në fund, energjia e re, si energjia diellore, e erës etj. do të zëvendësojë patjetër energjinë tradicionale, por kjo gjë kërkon një periudhë afatgjatë.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China