PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Nga OEM në krijimtarinë e pavarur
2011-08-25 16:53:29 cri komenti juaj Printoni

A keni menduar që ta ktheni celularin tuaj në tonometër, matësin për glukozën e gjakut dhe madje edhe në peshore? Një kthesë e tillë nuk mbetet veç një ëndërr, por bëhet realitet nga kompania "Jiuan". Kjo kompani prodhon tonometrin elektronik "I health", që mund të lidhet me I-phone dhe I-pad. Kjo risi është mirëpritur shumë në mbarë botën. Njëkohësisht, kjo kompani kreu kalimin nga prodhimi i pajisjeve origjinale (OEM) në kërkimin e prodhimin e produkteve të nivelit të lartë me markën e vet. Në programin e sotëm do t'ju flasim për këtë kompani.

Në kompaninë "Jiuan", me seli në qytetin Tianjin të Kinës Lindore, menaxheri Cong Ming pret tregtarë nga vende të ndryshme të botës. "I Health", tonometri elektronik me ngjyrë bardhë dhe në formë tasi, duket një pajisje shumë praktike, e vogël dhe përdoret shumë lehtë. Cong i prezantoi të pranishmit me këtë aparat duke i shpjeguar mënyrën e funksionimit.

(......1 Cong Ming)

"Në radhë të parë, vendosni rripin në krah, pastaj lidheni I-phonin ose I-padin me aparatin 'I health'. Në këtë moment, në celularin tuaj do të shfaqet ikona jonë. Klikoni mbi këtë ikonë dhe hyni në procesin e matjes. Ok, shumë thjeshtë do të keni rezultat për presionin e gjakut."

Vetëm gjysmë viti pas hyrjes në treg, ky tonometër elektronik me emrin "I health" u shit në dhjetra vende e rajone të botës dhe fitimet e siguruara nga shitja rezultuan 5 deri 10 herë më shumë se një tonometër tradicional. Partneri i "I health", kompania "Apple", e vlerëson si një produkt me perspektivë, që do të "përcaktojë të ardhmen", sepse ai e zgjeron degën e shëndetësisë në terminale elektronike, si celular dhe kompjuter.

Shumë njerëz janë kuriozë për kompaninë "Jiuan", që ishte vetëm një fabrikë OEM, pra fabrikë që prodhonte vetëm për kompanitë e tjera të njohura dhe produktet e saj shiteshin me marka të të tjerëve.

Po si u realizua shkallëzimi i produkteve dhe si arriti kjo kompani të bashkëpunonte me "Apple"?

Presidenti i kompanisë Jiuan, Liu Yi tha hapur se shkaku është shumë i thjeshtë:

(......2 Liu Yi)

"Produktet tradicionale hasën vështirësi."

Kompania Jiuan u krijua në vitin 1995. Në fillim ishte një kompani OEM, d.m.th. prodhonte produkte për disa kompani të njohura japoneze e gjermane në fushën e aparateve mjekësore. Deri në vitin 2009, prodhoi gjithsej 4 milionë tonometra elektronikë OEM, duke zërë vendin e tretë në botë. Mirëpo vitet e fundit, me rritjen e kostos së krahut të punës në Kinë, u rritën dhe kostot për kompaninë Jiuan, rrjedhimisht fitimet ranë. Përballë këtij presioni të madh, kompania u detyrua të shkallëzohet. Presidenti Liu Yi tha:

(......3 Liu Yi)

"Kemi kërkuar gjithmonë krijimtari dhe aplikime të reja. Mendojmë se lidhja e celularit me tonometrin dhe e matësit të glukozës së gjakut është një drejtim ideal."

Në fund të vitit 2009, kompania Jiuan e fokusoi platformën e aplikimit të aparatit të ri në I-phone. Këtë mendim e aprovoi edhe kompania "Apple". Mirëpo, takimi i parë me "Apple" e shqetësoi shumë presidentin Liu Yi.

(......3 Liu Yi)

"Një menaxher i "Apple" tha se për suksesin e këtij produkti në SHBA e në botë, duhet të plotësohen 3 kushte, së pari, aparat i mirë; së dyti, program i mirë i shifruar; së treti, marka e mirë. Për momentin ju keni aparatin e mirë, por program dhe mark, nuk keni fare!"

Këtë rast, u demaskua shqetësimi i kompanisë Jiuan si OEM, një shqetësim i fshehtë për një kohë të gjatë. Të metat në markën dhe programin pothuajse prishën këtë shans bashkëpunimi, por kompania Jiuan pranoi sfidat dhe premtoi aty për aty se do të përqafojë "Apple" në projektimin e programit të shifruar dhe me të kryer kërkimin dhe prodhimin, do të regjistrojë markë për produktin e ri.

Kompania Jiuan kaloi një kthesë të madhe, nga fokusi vetëm te teknologjia në preokupimin për ndjenjat e përdoruesve, që "Apple" i ka kushtuar shumë rëndësi. Programi për "I Health" pati 4 rishikime brenda gjashtë muajve. Menaxheri i këtij projekti Cong Ming tha:

(......4)

"Për t'u krijuar lehtësi përdoruesve, shtojmë njohuri për hipertensionin dhe për mënyrat e përkujdesjes kur merr medikamente. Ky program mund të shënojë të dhënat e tensionit të gjakur të përdoruesve, dhe mund të analizojë tendencën gjatë një jave a një muaji të fundit."

Në versionin e fundit të rishikimit, është shtuar një ikonë e madhe me fytyrë qeshje në ekranin I-phone, duke uruar shëndet, vetëbesim dhe lumturi. "Apple", që i kushton shumë rëndësi eksperiencës së përdoruesve, ndryshon rrënjësisht konceptin e teknikëve të kompanisë Jiuan gjatë kërkimit të produkteve të reja.

Pas miratimit nga "Apple" versioni i 4-t i programit, kompania Jiuan regjistroi zyrtarisht markën "I Health" në SHBA në fundit të vitit 2010. Më vonë regjistroi edhe në Britani, Francë dhe Itali, që të bëjë përgatitje për hyrjen në këto tregje. Duke mbajtur premtimet e veta, presidenti i kompanisë Jiuan, z. Liu Yi tha se në kohën kur fitoi respekt nga partneri, fitoi gjithashtu edhe tregun.

(......5 Liu Yi)

"Apple bëri të ditur se nëse do të regjistronte markën 'I Health', do të fitonte një markë me vlerë prej 80 milionë dollarësh."

"I Health" u fut menjëherë në prodhim sapo u regjistrua. Këtë janar, ai u demonstrua dhe tërhoqi shumë vëmendje në CES (Shfaqjen e konsumatorëve për pajisjet elektronike), zhvilluar një herë në vit në Las Vegas. Pas hyrjes në tregun amerikan në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, shitësit e mbi 100 vendeve të botës bënë porosi për "I Health".

Ju flet Radio e Jashtme e Kinës. Të dashur dëgjues, ndryshimi i kompanisë Jiuan nga fabrikimi në krijimi dhe drejt ndërkombëtarizimit, është përfaqësues i ndërmarrjeve kineze. Synimi për krimtari drejt prirjes së të ardhmes, shërbimi i përdoruesve dhe kërkimi i bashkëpunimit, të gjitha këto janë çelësi për suksesin. Me këtë çelës, gjithnjë e më shumë produktet kineze me markën e vet do të shkojnë drejt botës. (Wang Lei)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China