(......4)
"Kina duhet të ketë aeroplanmbajtëse, me çdo kusht! Kjo mishëron fuqinë e vendit. Kjo është çështje e jona që duhet të vendoset nga vetë ne."
Ky i moshuar, ndjek me vëmendje të madhe zhvillimin ekonomik e shoqëror të Kinës. Si i pasionuar pas armëve, ai interesohet edhe për mbrojtjen. Disa vjet më parë, së bashku me gruan, ai vizitoi parkun tematik ushtarak, me aeroplanmbajtësen "Mensk", që ndodhet në qytetin Shenzhen të provincës Guangdong.
Kërkimet në aeroplanmbajtëse dhe pasja e një të tille, janë koncepte krejt të ndryshme. Për të fundit duhen më shumë shpenzime. Mësohet se shpenzimet për mirëmbajtjen e një aeroplanmbajtëseje përfshijnë të gjithë procesin, që nga verifikimet e kërkimet paraprake, deri tek prodhimi i pajisjeve, projektimi i anijes, ndërtimi, provat, përdorimi, riparimi, garantimi i prapavijës dhe deri në fund, nxjerrjen nga përdorimi. Prandaj për këtë anije të madhe ushtarake me tonazh prej 67 mijë tonësh, Kina nuk shpenzon pak, për transformimin dhe funksionimin e saj.
Duke e njohur këtë proces të gjatë, zj. An Yudai i tha gazetarit të CRI-së se pa asnjë ngurrim se është e gatshme të paguajë taksë për aeroplanmbajtësen.
(.....6)
"Të paguajmë për këtë aeroplanmbajtëse, mendoj se është e merituar!"
Ashtu si çifti Wang Jianshe, mendon edhe z. Gong që është banor i qytetit Dalian. Por ai nuk fokusohet tek data e daljes së aeroplanmbajtëses në det. Si ushtarak në pension, ai preokupohet për besueshmërinë e teknologjive.
(......7)
"Mos nxitohemi për lundrim. Të veprojmë hap pas hapi."