PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Blerjet në internet dhe sfidat e sektorit
2011-05-05 18:35:00 cri komenti juaj Printoni

Besueshmëria është efektive në moshën e internetit, duke sjellë për rrjedhojë fitime të mëdha në vende të mëdha. Kompanitë gjejnë mënyra për të mbrojtur reputacionin e tyre, duke u siguruar më shumë komoditet blerësve. Menaxherja e marrëdhënieve me publikun, Joe Yan tha se uebsajti Taobao ka themeluar nje sistem efikas administrimi. Blerësit kanë më tepër besim tek shitësit dhe kështu ata nuk kanë shqetësime gjatë blerjes së mallrave në uebsajt.

Blerjes on line, i është shtuar edhe një trend i ri, ai i blerjes me shumicë, me çmim të ulët dhe brenda një kohe të kufizuar. Kjo formë e re e blerjes për kinezët, u shfaq gjatë vitit 2010.

Vetëm brenda një viti u krijuan mbi 3200 uebsajte të tilla në Kinë, ndërsa tregu i blerjes on line së mallrave me shumicë nuk ka fituar besueshmëri. Kjo, për arsye edhe të shfaqjes së shumë mashtrimeve. Mosbesimi i konsumatorëve është rritur vazhdimisht për blerjet me shumicë.

Për të siguruar interesat e konsumatorëve, ky sektor ndjen nevojën e standardizimit. Qeveria duhet të marrë masa për të frenuar mashtrimin në shitjet on line.

Hovi që ka marrë tani shitja on line, tregon se dekada e ardhshme do të cilësohet si epoka e tregtisë kineze në internet.

Ky sektor pritet të ushtrojë ndikim të madh për zhvillimin e ardhshëm të Kinës. (Sihai)


1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China