PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Blerjet në internet dhe sfidat e sektorit
2011-05-05 18:35:00 cri komenti juaj Printoni

Në Kinë, një në 3 veta blen on line. Blerja e mallrave në internet është kthyer në një formë konsumi të kinezëve, sidomos mes të rinjve. Krahas zgjerimit të vazhdueshëm të tregut on line, në të njëjtën kohë janë shtuar edhe problemet, të cilat sot konsiderohen të shumta. Tregtia në internet duhet të kalojë nëpër një rrugë të re zhvillimi, atë të standardizimit.

Chen Qiping, është punonjëse e një kompanie në Pekin. Ajo e ka të gjithë kohën të zënë me punë e për këtë s'ka kohë të lirë për të blerë sende të nevojshme për jetën e përditshme. Gati tre vjet më parë, ajo zbuloi kënaqësinë të blerjes on line.

"Unë blija shpesh në internet gjëra të nevojshme për jetën e përditshme. Sepse kjo mënyrë është e thjeshtë, e lirë dhe kursen kohën. Madje unë tani nuk mund të ndahem nga on line shopping."

Vitet e fundit, blerja e mallrave në internet është bërë dita ditës, zgjedhja e parë mes të rinjtë, të kohës së sotme. Për sa u përket uebsajteve apo platformave tregtare në internet, kjo është një mundësi shumë e mirë.

Uebsajti Taobao, është një platformë e njohur për shitjen on line, e cila është zgjeruar së tepërmi pikërisht duke e shfrytëzuar këtë shans.

Drejtori i sektorit të biznesit pranë këtij Uebsajti, Yan Qiao, flet me optimizëm: "Deri në fund të vitit 2010, numri i blerësve të regjistruar në uebsajtin tonë arriti në 370 milionë. Çdo ditë shiten on line 280 milionë produkte të ndryshme. Vetëm gjatë vitit 2010, kompania arkëtoi një miliardë e 950 milionë juanë. Tani, uebsajti Taobao zë mbi 80% të tregut për blerjet on line të mallrave në Kinë."

Tregtia në internet ndahet në 3 forma: Së pari, B2B (Biznes me Biznes); Së dyti, B2C (Biznes me Konsumator); Së treti, C2C (Consumer to Consimer). Ndër to, kategoria "Biznes me Konsumator" ka pasur një zhvillim të shpejtë në Kinë. Uebsajtet për shitjen on line, janë fokusuar më së shumti tek konsumatorët.

Nga një raport i publikuar kohët e fundit nga Agjencia kineze e Statistikave, tregon se deri në dhjetor të vitit të kaluar, numri i uebsajteve për shitjen on line në Kinë, i kaloi 18 mijë. Ndër to, uebsajtet e fokusuar tek konsumatorët, përbëjnë mbi 60% të totalit. Gjithashtu sipas raportit për vitin 2010, vëllimi i tregtisë on line në Kinë, arriti në 4.5 trilionë juanë, duke pësuar një rritje prej 20% në krahasim me vitin 2009.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China