PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Sipërmarrësit kinezë nxjerrin fitime nga dasma e Princit William
2011-04-22 10:30:09 cri komenti juaj Printoni

Dasma e Princit të Anglisë William dhe e të fejuarës së tij, Kate Middleton u vendos të mbahet më 29 prill. Ndryshe ajo është quajtur dasma e shekullit, duke tërhequr vëmendjen e mbarë botës. Sipas llogarive, shpenzimet për ceremoninë martesore do të jenë një miliard paund britanik. Natyrisht tregtarët e Kinës dëshirojnë të marrin dhe ata copën e tortës së kësaj dasme, pasi deri tani shumë suvenirë janë prodhuar nga Kina.

Tetë orë pasi u publikuan fotografitë e martesës së princit William dhe të fejuarës së tij Kate Middieton, në dyqanet on line u afishuan objekte që lidhen me ceremoninë mbretërore martesore. Një imitim i unazës martesore me gurë të çmuar blu fals, e prodhuar nga kompania kineze "Yiwu", tërhoqi menjëherë vëmendjen e blerësve në internet.

Drejtori i përgjithshëm i kompanisë "Yiwu", Zhou Mingëang, e njohur për prodhimin bizhuterive dhe suvenirëve, tha se unaza me gurë të çmuar fals, është shumë e bukur dhe çmimi i saj shumë i ulët. Kompania eksportoi mbi 10 mijë unaza me gurë të çmuar fals jashtë vendit. Unaza shitet kryesisht në Angli. Kostoja e saj është shumë e ulët vetëm, 2 dollarë amerikanë, ndërsa përfitimet e saj janë shumë të mëdha.

1 2 3
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China