Para kohe më parë, një studente që mëson në një shkollë artistike të Pekinit, ka ushtruar një interes të madh për një lajm të njoftuar nga Televizioni Shtetëror i Kinës
Sipas statistikave zyrtare të Japonisë, përqindja e rritjes së GDP-së së Japonisë për vitin 2010 ishte 3.9%, ndërsa kjo shifër është shumë e ulët në krahasim me GDP-në e Kinës. Në vitin 2010, GDP-ja e Japonisë ishte 5 trilionë e 474 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa GDP-ja e Kinës ishte 5 trilionë e 879 miliardë dollarë amerikanë. Kjo tregoi se Kina zëvendësoi zyrtarisht Japoninë dhe u bë grupi i dytë ekonomik në botë. Pas dëgjimit të këtij lajmi, ajo u habit shumë.
Ky është një kërcim relativisht i madh. Në konceptin e mja, Japonia është një vend i madh ekonomik, mund të thuhet se ai ka potencial shumë të madh ekonomik.
Nëpërmjet reformës dhe hapjes mbi 30-vjeçare, tani Kina është bërë vendi më i madh i eksportit, vendi më i madh i rezervës së valutave dhe vendi më i madh i prodhimit të automjeteve në botë. Drejtori i Qendrës Studimore të Ekonomisë, Diplomacisë dhe të Sigurisë pranë Akademisë së Problemeve Ndërkombëtare të Kinës Jiang Yaochuen tha se kinezët duhet të përshtaten grudualisht me realitetin e vendit të madh ekonomik Nr 2 në botë.
Në fakt, Kina ka arritur suksese shumë të mëdha qysh nga reforma dhe hapja. Nga GDP-ja e saj del se ajo e tejkaloi me të vërtetë GDP-në e Japonisë.
Para 3 vjetëve, vëllimi i përgjithshëm i ekonomisë kineze e tekaloi Gjermaninë, duke zënë vendin e 3-të ekonomik në botë. Në atëherë, shumica e kinezëve dëshironin të tejkalojnë Japoni në fushën ekonomike. Sot, kjo endër u bë realitet. Por para mbi një muaji, drejtori i Drejtorisë Shtetërore të Statistikave të Kinës Ma Jiantang vuri në dukje qartë se në ekonominë e Kinës ekzistohen ende disa probleme kryesore. Nënyra e zhvillimit tonë është ende e prapambetur, konsumi i GDP-së së njësisë sonë është relativisht i lartë në energji dhe burime. Ne duhet të bëjmë shumë punë në përmirësimin e cilësisë së zhvillimit ekonomik.
Për sa u përket kinezëve të thjeshtë, vëllimi i përgjithshëm i GDP-së nuk mund të zëvendësojë rritjen e shpejtë të nivelit të jetesës së njerëzve.
Në jetesën reale, shumë kinezë nuk mund të pranojnë vendin e madh ekonomik në botë, sepse gjatë 2 vjetëve të fundit çmimet e shumë mallrave rriten pandërprerë.
Përsa u përket ekonomistëve, garantimi i rritjes së qëndrueshme dhe relativisht të shpejtë ekonomike të Kinës është një problem i vëmendjes më të madhe të ekonomistëve. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, kryepërfaqësuesi kinez i Grupit të Ekonomistëve, z. Xu Sitao tha se për sa i përket Kinës, vazhdimi i mbështetjes te eksport për nxitjen e ekonomisë do të jetë aq i vështirë. Ne duhet ndryshojmë konceptin e sotëm.
Sipas llogarisë së GDP-së për frymë, GDP-ja për frymë e Kinës vetëm është sa një e dhjeta e Japonisë. Në qoftë se ajo krahasohet me SHBA-në, që është shumë e largët. Diferenca e të ardhurave midis shtresave të popullsisë është shumë e madhe, ndërsa kjo diferencë ka mundësi të zgjerohet më tej. Për ta zgjidhur këtë problem, në dy sesione që u mbajtën në Pekin, kryeministri i Kinës Wen Jiabao vuri në dukje qartë se këtë vit, do të rregullohet më tej sistemi i shpërndarjes së të ardhurave, për ta ndryshuar prirjen e zgjerimit të diferencës së të ardhurave. (Sihai)