Agjencia britanike Reuters, publikoi kohët e fundit "Listën e peizazheve që s'duhen humbur", ku radhitet në vendin e parë segmenti Simatai, i Murit të Madh kinez.
Reuters publikoi për herë të parë listën, duke u bazuar në vizitat e turistëve dhe specialistëve britanik të sektorit. Turistët e huaj dëshirojnë ta vizitojnë Murin e Madh dhe duke ecur mbi të, do t'i përshkojë një ndjesi krenarie e pabesueshme, thotë Reuters.
Në listë përfshihet edhe Hutongu i Pekinit. Sipas hartuesve të listës, nëse vizitoni hutongjet e vjetra dhe bisedoni me banorët origjinalë të tyre, do të zbuloni shumë histori interesante.
Segmenti Simatai, i Murit të Madh ndodhet në verilindje të Pekinit. Ai është e vetmja rrënojë e arkitekturës kineze që ruan pamjen origjinale nën dinastinë Ming. (Wang Lei)