Kina pranon se produktet e saj të eksportit kanë cilësi më të dobët se ato të vendeve të zhvilluara. Zyrtari kinez për tregtinë ndërkombëtare dhe zv-ministër i Tregtisë, Gao Hucheng, deklaroi se në krahasim me produktet e vendeve të zhvilluara, produktet kineze, shfaqin ende dobësi. Ai rekomandoi më tepër vëmendje për cilësinë e mallrave të eksportit.
Viti 2011 është "viti i Kinës për të rritur cilësinë e mallrave të eksportit". Ministria e Tregtisë së Jashtme, Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, si edhe agjenci të tjera shtetërore, do të bashkëpunojnë për të rritur cilësinë e mallrave kinezë dhe statusin ndërkombëtar të kompanive vendase.
Z. Gao, theksoi se përqindja e mallrave kineze të eksportit, me cilësi të keqe nuk është i lartë, por ndikimi negativ i tyre është shumë i rëndë. Në të ardhmen, Kina duhet të forcojë kompanitë e saj që eksportojnë mallra jashtë vendit, duke ngritur edhe profitin e tyre. (Yuan Xin)