Kina po merr vëmendjen kryesore në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, që u hap më 26 janar. Shumë sipërmarrës kinezë ndodhen në Davos për t'i transmetuar botës, zërin kompanive të tyre.
Në takimin vjetor të Davosit hapen 4 forume të posaçme për Kinën. Temat përfshijnë mënyrën e eksportit, konkurrencën ndërkombëtare të kompanive kineze dhe tregu kinez i pasurive të paluajtshme. Tendenca e ekonomisë globale dhe perspektiva e asaj kineze, janë fokusi kryesor i pjesëmarrësve.
Ngadalësimi i rritjes ekonomike për këtë vit, mendohet se është shkaktuar nga vendet e zhvilluara. Por këtë vit Kina dhe ekonomitë e tjera të reja do të luajnë rolin kryesor në rritjen e ekonomisë globale. (Wang Lei)