PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
"Protecht" preokupohet në teknologji të lartë dhe siguri
2010-10-31 23:58:27 cri komenti juaj Printoni
Selia e shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar pranë Grupit të Teknologjive dhe të Shkencave Tongling ndodhet në Wenzhou të Kinës lindore. Si një ndërmarrje eksporti me patentë, që ka teknologji të lartë dhe inovacion, ajo ka krijuar zyrat e saj jo vetëm në Wenzhou e Shangai por edhe në Atlanta të SHBA-së.

Drejtori i përgjithshëm i grupit Tongling, z.Chen Wusheng tha se emri i kësaj shoqërie, që në gjuhën angleze është "Protecht" varet nga moto e saj pra ruajtje, siguri dhe teknologji ( protection, security and technology). Objekti i shoqërisë është prodhimi i produkteve me teknologji e cilësi të lartë dhe kënaqja e nevojave të konsumatorëve. Fakti që grupi Tongling ka fituar 4 patenta amerikane të shpikjes dhe 29 patenta në vend, është i jashtëzakonshëm. Për ta vërtetuar këtë, Chen Wusheng mori një copë metali dhe e vuri në portollambë para syve tanë. Në fillim ne filluam të shqetësoheshim shumë për këtë veprim të rrezikshëm të tij. Pastaj ne vumë re se edhe portollamba e lagur nuk mund të përçonte rrymë.

Tani, vendi kryesor i eksportit i kësaj shoqërie është SHBA-ja. Pas ristrukturimit së tregut të saj, ajo dëshiron të hyjë në tregun e Evropës dhe në tregje të tjera të botës. Në Lojërat Olimpike të vitit 2008 në Pekin, kjo shoqëri ka qenë e vetmja furnizuese e përcaktuar nga pala zyrtare për prodhimin e portollambave të sigurta ndaj "Folesë së zogut", Stadiumit Sportiv Shtetëror. Kjo gjë tregon fort mirë cilësinë e lartë të produkteve të kësaj shoqërie. Chen Wusheng foli edhe për një provë të re të kësaj shoqërie në vitin 2009. Në atë kohë, shoqëria u orientua në prodhimin e ekranit optik (LCD) dhe themeloi një shoqëri që të punojë me të gjitha forcat në fushën e kabllove optike dhe në shfrytëzimin e çipit të LCD-së, duke fituar të drejtën e pronësisë intelektuale në këtë fushë. (Sihai)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China