PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ARMO hedh në treg naftën Blu Diesel
2010-10-06 21:12:41 cri komenti juaj Printoni
Tregu shqiptar i karburanteve do të ketë tani mundësinë të konsumojë produktin blu diesel prodhim lsquo Made in Albania. Dy vjet pas privatizimit kompania ARMO arrin që për herë të parë në Shqipëri prodhimi i produktit gasoil me përmbajtje squfuri më të vogël se 10 mg/kg apo siç njihet ndryshe me më pak se 10 PPM.

Lsquo Blue Dieseli shqiptar është çertifikuar nga Inspektoriati Qendror Teknik me një raport të posacëm të lëshuar më 23 Shtator 2010. Ky zhvillim shumë i rëndësishëm për tregun shqiptar të karburanteve u bë i mundur të arrihet nga kompania prodhuese ARMO falë impenjimit të inxhinierëve të talentuar dhe investimeve të kryera deri më sot në kombinatin e përpunimit të thellë të naftës në Ballsh.

Kjo arritje ka një vlerë edhe më të madhe po të kemi parasysh që është arritur të përpunohet naftë bruto shqiptare e cila njihet për përmbajtjen e lartë të squfurit.

Nga kjo lëndë e parë ARMO më në fund arriti të prodhojë gasoil më pak se 10 PPM që teknikisht do të thotë me përmbajtje minimale të squfurit dhe në përputhje të plotë me standartet evropiane.

Qe prej privatizimit të ARMO-s dy vite më parë blerësi me investime serioze ka rinovuar plotësisht teknologjinë duke e sjellë këtë kompani prodhuese në nivelin e simotrave të veta evropiane.

(marrë nga Alsat)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China