PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Topi: bashkëpunimi ekonomik me Kinën orientohet në prioritetin për Shqipërinë
2010-10-02 22:53:06 cri komenti juaj Printoni
Më 2 tetor, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, që ndodhet për vizitë në Ekspozitën Botërore të Shangait, u ndal se bashkëpunimi ekonomik me Kinën orientohet në fushat prioritare për Shqipërinë, si fushat e burimeve minerare, në energjetikë, në infrastrukturë dhe në telekomunikacion.

Këto ai i tha gjatë një interviste eksklusive për gazetarë të Radios së Jashtme të Kinës.

Presidenti Topi tha "Pas nivelit mjaft të mirë të dialogut dhe marrëdhënieve politike, del e nevojshme që të shtohen edhe marrëdhëniet në nivelin e bashkëpunimit ekonomik, të biznesit dhe prej kohësh ka biznesmenë të Shqipërisë që kanë ardhur në Kinë të zhvillojnë aktivitetin e tyre dhe anasjelltas, ka investitorë kinezë që kanë në Shqipëri, madje do të vija në dukje që kohët e fundit kemi pasur edhe praninë e kompanive mjaft të rëndësishme në fushën e telekomunikacionit, por edhe në fushën e energjisë, të infrastrukturës e të ndërtimit. Besoj se janë të dhëna që dëshmojnë se këto marrëdhënie po intensifikohen dhe jam i bindur që interesi i investitorëve dhe i biznesmenëve edhe nga Shqipëria, edhe nga Kina është në rritje çka tregon se e ardhmja do të jetë më e mirë se e sotmja."

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetares për masat që duhen të ndërmerren nga të dyja palët për forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve, presidenti Topi tha: "Sikurse janë bërë deri tani, besoj se edhe në të ardhmen do të ketë ligje dhe akte administrative dhe marrëveshje specifike, që do ta bëjnë më të lehtë komunikimin midis njerëzve nga të dyja vendet tona."   (Fani/ Zhang Zhuo/ Wang Lei) 

Më 2 tetor, president i Republikës së Shqipërisë Bamir Topi dha një intervistë eksklusive për gazetarë të Radios së Jashtme të Kinës.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China