PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Flamur Gjymishka: Intensifikohen marrëdheniet ekonomike Kinë-Shqipëri
2010-09-08 16:49:53 cri komenti juaj Printoni

Miqësia me rrënjë historike prej dekadash mes Shqipërisë dhe Kinës, sidomos gjatë viteve të fundit ka pësuar një rritje dhe sofistikim të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në fusha të ndryshme. Kina dhe populli kinez gjithnjë e kanë mbështetur dhe e mbështesin Shqipërinë.

Për këtë gjatë vizitës së fundit të delegacionit të lartë të Partisë Komuniste kineze, Kryeministri Berisha shprehu falënderimet e tij për ndihmën bujare që qeveria kineze i ka dhënë Shqipërisë gjatë këtyre viteve dhe për politikën e Kinës si një politikë paqeje dhe stabiliteti. Lidhur me bashkëpunimin ekonomik ndërmjet dy vendeve, Berisha theksoi se me zhvillimin e fuqishëm ekonomik, Kina është shndërruar në një faktor shumë të rëndësishëm për stabilitetin ekonomik të dhjetëra e dhjetëra vendeve. Në këtë kontekst, Kryeministri nënvizoi se qeveria shqiptare është e interesuar për rritjen e investimeve kineze në Shqipëri dhe konfirmoi vullnetin për krijimin e lehtësirave për kompanitë kineze që dëshirojnë të investojnë në vend. Pasi foli për zhvillimin dhe rritjen ekonomike të Shqipërisë, Kryeministri u ndal tek eksportet, të cilat këtë vit janë rritur ndjeshem dhe vend kryesor zënë eksportet nga investitorët e huaj.

Në vitin 2009 Shqipëria importonte mallra nga jashtë 4.2 herë më shumë nga sa eksportonte. Në 7 mujorin e parë të këtij vitit ky tregues është përmirësuar në 2.7 herë, më i miri në 10 vitet e fundit .

Burimet zyrtare në Tiranë thonë se eksportet e Shqipërisë drejt Kinës janë rritur 6 herë këtë vit krahasuar me një vit më parë.

Gjithashtu edhe pala kineze vlerësoi marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, ndërsa vuri theksin tek forcimi i bashkëpunimit ekonomik, duke u shprehur se treguesit e rritjes së eksporteve të Shqipërisë me Kinën, të cilat në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë rritur 600 përqind, në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo është një arsye për rritjen e marrëdhënieve ekonomike-financiare ndërmjet dy vendeve.

1 2
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China