PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Andrea Bocelli do të këndojë në Karnavalet Kulturore Aziatike
2019-05-15 20:24:57 CRI Komenti juaj Printoni

Këngëtari italian Andrea Bocelli, një nga katër tenorët më të mëdhenj të botës, e humbi shikimin kur ishte 12 vjeç, në një aksident kur luante futboll. Edhe pse jeta i mori shikimin, zëri i tij engjëllor fitoi botën. Në mbrëmjen e 15 majit, tenori italian do të këndojë arien klasike "Nessun Dorma" të operës "Turandot" në Karnavalet Kulturore Aziatike, që do të zhvillohen në Pekin.

Më përpara, Andrea Bocelli ka ardhur disa herë në Kinë për të dhënë shfaqje. Në vitin 2004, ai bëri një koncert solo në Pallatin e Madh të Popullit në Pekin. Në vitin 2010, Bocelli ishte në skenën e ceremonisë së hapjes së Ekspozitës Botërore të Shangait, ndërsa pas një viti, ai bëri një tjetër ndalesë në Pekin, duke kënduar në Stadiumin Kombëtar, si pjesë e një turne të tij në vendet aziatike.

(Wang Xianya)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China