Ministri i Infrastrukturës dhe i Transportit i Australisë Darren Chester deklaroi të mërkurën se, sipas raportit teknik të publikuar nga Zyra e Sigurisë së Transportit e Australisë, dy pjesët e avionit të zbuluara në Mozambik i përkasin avionit të humbur malajzian MH370.
Në deklaratë thuhet se shkronjat, ngjyrat dhe shenja të tjera në këto dy pjesë u kanë ofruar hetuesve të dhëna të rëndësishme. Pas këqyrjes së hollësishme, u arrit në përfundimin se numri dhe ngjyrat në njërën nga pjesët e gjetura i përkasin kompanisë "Malaysia Airlines". Fjalët në pjesën e dytë të gjetur përkojnë me ato të pjesës së parë. Përveç kësaj, elementet lidhëse të pjesëve është konfirmuar se janë prodhuar nga kompania "Boeing", që ka prodhuar avionin MH 370. (Xu Guang)