Letra e ish-sekretarëve amerikanë të Thesarit është publikuar në prag të vizitës së presidentit amerikan Barak Obama në Britani. Në këtë letër vihet në dukje se "marrëdhënia e veçantë" me Britaninë ndodhet në thelbin e politikës ekonomike dhe diplomatike të ShBA-së pas Luftës së Dytë Botërore. Një "Britani e fortë brenda Europës" është në të mirë të marrëdhënieve të bashkëpunimit amerikano-britanike.
Tetë ish-sekretarët amerikanë të Thesarit shprehen se perspektiva ekonomike e Britanisë në rast tërheqjeje nga BE-ja do të ishte "një aventurë me rreziqe të mëdha" dhe largimi i Britanisë do të ndikont në statusin e Londrës si qendër financiare globale. (Xu Guang)