PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
ShBA-vendet e Gjirit,  patrulla për ndalimin e dërgimit të armëve nga Irani në Jemen
2016-04-21 10:38:43 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së Ashton Carter dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Abdul-Latif Al-Zayani shpallën të martën se ShBA-ja dhe vendet anëtare të këtij Këshilli do të kryejnë patrullime të përbashkëta në det, për të ndaluar dërgimin e armëve nga Irani për në Jemen.

Carter u shpreh se ShBA-ja nuk do ta ndryshojë angazhimin dhe do të vazhdojë përpjekjet për të garantuar sigurinë në rajonin e Gjirit, duke penguar veprimet e Iranit që sipas tij dëmtojnë sigurinë rajonale.

Vitet e fundit, marrëdhëniet midis ShBA-së dhe vendeve të Gjirit kanë shfaqur shenja tensionimi. Arabia Saudite është e pakënaqur me politikën amerikane në Lindjen e Mesme, duke shprehur mendimin se ShBA-ja është treguar e dobët lidhur me problemin e Iranit.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China