PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Franca, 100 milionë euro Libanit për krizën e refugjatëve
2016-04-17 11:11:34 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Francës François Hollande i bëri thirrje Libanit të zgjedhë më shpejt presidentin e i ri, ndërkohë njoftoi se brenda tre viteve të ardhshëm, do t'i ofrojë vendit 100 milionë euro për të trajtuar krizën e refugjatëve sirianë.

Hollande mbërriti të shtunën në Bejrut për një vizitë dyditore. Ai u takua përkatësisht me kryetarin e parlamentit Nabih Berri dhe kryeministrin e Libanit Tammam Salam, për të biseduar mbi gjendjen politike, krizën e refugjatëve dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit.

Pas bisedimeve, Hollande shprehu shqetësimin për "gjendjen e tendosur politike të Libanit" dhe nxiti zgjedhjen e presidentit të ri sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai shtoi se zgjedhja e presidentit të ri tregon se Libani mund t'i kapërcejë të gjitha vështirësitë.

Pas takimit me kryeministrin Salam, në konferencën e përbashkët të shtypit, Hollande njoftoi se Franca do t'i ofrojë Libanit 50 milionë euro para fundit të këtij viti dhe brenda tre viteve do të ofrojë gjithsej 100 milionë euro, për të trajtuar krizën e refugjatëve sirianë.

Që nga marsi i vitit 2011, numri i refugjatëve që hyjnë në Liban nga Siria arriti në 1.2 milionë. Qeveria libaneze ka deklaruar disa herë se nuk mund të mbajë barrën e rendë nga refugjatëve, ndërsa i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar të ofrojë më më shumë ndihma. (Zhan Dian/Leftion Peristeri

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China