Kryeministri i Kinës Li Keqiang kërkon nga institucionet e arsimit të lartë që të nxisin studimin e shkencës dhe të teknologjisë, për të ndihmuar zhvillimin ekonomik.
Ai i bëri deklaratat gjatë një vizite në Universitetin Tsinghua dhe Universitetin e Pekinit.
Li tha se risitë kërkojnë përpjekje vetjake dhe mësimin nga përvojat dhe konceptet e përparuara nga vendet e tjera.
Ai u bëri thirrje institucioneve shkencore dhe të teknologjisë të shmangin studimet paralele në të njëjtin nivel.
Gjithashtu ai theksoi se duhen bërë më shumë përpjekje për të tërhequr talente të nivelit të lartë dhe nxitur studimet e tyre. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)