Planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës ka listuar përparësitë e reformave për vitin 2016, përfshirë reformimin e kompanive shtetërore, mbikëqyrjen e tregut, investimet, hapjen dhe risitë.
Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe i Reformës lëshoi një deklaratë ku nënvizon se vendi do të vazhdojë t'i qaset pronësisë së përzierë të ndërmarrjeve shtetërore si dhe njëherësh do të përmirësojë mbikëqyrjen e tregut, duke përshirë hartimin e listës negative për të përmirësuar rregullat e futjes në treg.
Për disa lloj industrish do të ulet pragu për investitorët, ndërsa do të përmirësohet mjedisi i tanishëm i investimeve dhe i financave.
Kina planifikon të ndihmojë 100 milionë njerëz të vendosen në qytete duke zbatuar reformën e përmirësuar të regjistrimit të lejeve të banimit.
Sipas deklaratës së komisionit, vendi do të nxitë nismën 'Brezi dhe Rruga,' bashkëpunimin ndërkombëtar mbi kapacitetin e prodhimit duke hapur më tej sektorët e shërbimit dhe të prodhimit, si dhe krijimin e një liste negative për investimet e huaja. (Leftion Peristeri)