Ministrat e Jashtëm të Kinës, Rusisë dhe Indisë do të takohen në Moskë për të diskutuar bashkëpunimin në kuadër të BRICS-it.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, do të marrë pjesë në takime të hënën. Synimi i takimit është hapja e axhendës për çështjet politike ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov tha më herët se takimi do t'i ftojë kombet të bashkëpunojnë në çështjet ndërkombëtare.
"Bashkëpunimi ka perspektivë të gjerë pasi Kina, Rusia dhe India ndodhen në të njëjtin kontinent dhe mbi këtë parim mund të nxisin paqen midis vendeve të BRICS-it. Ne kemi potencial të madh bashkëpunimi nën kornizën trepalëshe. Ne do të flasim për reformën e Kombeve të Bashkuara, e sidomos për reformimin e Këshillit të Sigurimit."
Ministri i Jashtëm rus tha se Kina dhe Rusia kanë qëndrim të përbashkët për këtë çështje. (Leftion Peristeri)