PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë shkojnë në Libi për të mbështetur qeverinë
2016-04-17 09:52:22 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e Jashtëm të Francës dhe Gjermanisë fluturuan të shtunën në Libi për të mbështetur qeverinë e bashkimit kombëtar, të cilën ata e quajtën një hap përpara për vendosjen e një qeverie gjithëpërfshirëse.

Ministri i Jashtëm i Francës Jean-Marc Ayrault dhe homologu i tij gjerman Frank Walter Steinmeier, shprehën mbështetjen e tyre të fortë për Libinë dhe u zotuan për të ndihmuar në vendosjen e rendit dhe të sigurisë, luftimin e terrorizimit dhe ofrimin e shërbimeve publike për të gjithë popullin.

Ayrault dhe Steinmeier gjithashtu iu bënë thirrje të gjitha palëve në Libi "të veprojnë me përgjegjshmëri në këtë kohë vendimtare për vendin duke lehtësuar dorëzimin e menjëhershëm dhe paqësor të pushtetit dhe duke e mbështetur plotësisht qeverinë e bashkimit kombëtar."

Diplomatët e lartë të dy fuqive kryesore të Europës u zotuan për të rihapur ambasadat e tyre në këtë vend të Afrikës Veriore "sapo gjendja e sigurisë ta lejojë". (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China