PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Rusia ngre për here të dytë taksën e eksportit të naftës
2016-04-16 10:32:57 CRI Komenti juaj Printoni

Rusia rriti me 20 për qind të premten, taksën e eksportit të naftës. Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Financave e Rusisë, që nga 1 maj i këtij viti, taksa e eksportit të naftës e Rusisë rritet nga 54.9 dollarë për 1 ton në 66 dollarë për 1 ton.

Kjo është herë e dytë që nga muaji prill që Rusia rrit në mënyrë drastike taksën e eksportit të naftës. Që nga dhjetori i vitit 2015, taksa e eksportit të naftës e Rusisë u ul çdo muaj, me synimin e rritjen e konkurrencës në eksportin e produkteve të naftës.

Së fundi, me uljen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, të ardhurat e Rusisë nga nafta dhe gazi ranë dukshëm, duke ndikuar edhe në rënien e ekonomisë ruse.

Mbledhja e OPEC-ut, vendeve kryesore prodhuese të naftës, do të zhvillohet më 17 prill në Doha të Katarit. Rusia tha më herët se shpreson se palët e ndryshme do të arrijnë një marrëveshje për pakësimin e prodhimit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China