Franca dhe Gjermania i kërkuan qeverisë së re ukrainase të shpejtoj përparimin e reformave të brendshme dhe zbatimin e marrëveshjes së Minskut, modernizimin e vendit, goditjen e korrupsionit dhe reformën e institucioneve të drejtësisë.
Thirrja erdhi gjatë një bisede të përbashkët telefonike të presidentit francez François Hollande, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit ukrainas Petro Porochenko, të premten.
Një deklaratë e lëshuar pas telefonatës thekson se Franca dhe Gjermania e mbështesin plotësisht presidentin Poroshenko dhe për kryeministrin e ri Volodymyr Groysman.
Njëkohësisht, Hollande dhe Merkel theksuan se duan të shohin përparim të shpejtë dhe konkret mbi zbatimin e marrëveshjes së re të Minskut. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)