PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, Australia zotohen të shtojnë bashkëpunimin
2016-04-16 10:06:27 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping bëri thirrje për më shumë bashkëpunim me Australinë, gjatë takimit kryeministrin australian Malcolm Turnbull të premten në Pekin.

Xi kërkoi harmonizimin e nismës së Kinës 'Brezi dhe Rruga' me 'Planin e zhvillimit të Veriut të Australisë'.

Ai gjithashtu tha se të dy palët mund të bashkëpunojnë në më shumë projekte dhe fusha, përfshirë atë të gjyqësorit, zbatimit të ligjit dhe të mbrojtjes.

Nga ana e tij, kryeministri australian Turnbull tha se vendi i tij është gati të shtojë komunikimin me Kinën mbi çështjet ndërkombëtare dhe rajonale.

Turnbull, i shoqëruar nga një delegacion i madh biznesi, ndodhet në Kinë për një vizitë zyrtare, e para që prej marrjes së detyrës në shtator të vitit të kaluar. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China