PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina: Stërvita ShBA – Filipine në Detin Jugor shton tensionin
2016-04-16 10:05:15 CRI Komenti juaj Printoni

Një nga zyrtarët më të lartë ushtarakë të Kinës shkoi paparalajmërim në disa prej ishujve kinezë ende në ndërtim në Detin Jugor.

Fan Changlong, zëvendëskryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, së bashku me dy zyrtarë ushtarakë dhe qeveritarë inspektoi bonifikimet që po kryhen në zonë.

Projektet e bonifikimit në Detin e Kinës Jugore kanë ngjallur shqetësime tek komuniteti ndërkombëtar. Por qeveria kineze thotë se synon të rritë sigurinë në rajon, pasi infrastruktura e re do të ndihmojë lundrimin, operacionet e shpëtimit dhe kërkimit në det.

Ndërkohë, sekretari i amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, konfirmoi të enjten se ai do të vizitojë një aeroplanmbajtëse amerikane ndërsa kalonte në Detin Jugor gjatë një stërvitje ushtarake midis Shteteve të Bashkuara dhe Filipineve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang e kritikoi këtë veprim dhe nënvizoi se ai mund të minojë paqen dhe stabilitetin në rajon.

"Kjo nuk është hera e parë që zyrtarët amerikanë, në veçanti ata në krye të mbrojtjes kombëtare, bëjnë komente të tilla. Kjo është dëshira e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit, veçanërisht Kinës dhe e palëve të përfshira drejtpërsëdrejti në mosmarrëveshjet mbi sovranitetin në Detin Jugor. (Tensionet) u ngritën vetëm pasi Shtetet e Bashkuara paraqitën strategjinë e Ribalancimit në Azi-Paqësor. Këto mosmarrëveshje kanë ekzistuar prej 40 vjetësh dhe të gjitha vendet në rajon kanë kontrolluar dallimet dhe bërë përpjekje për t'i zgjidhur mosmarrëveshjet nëpërmjet negociatave miqësore," tha Lu. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China