Pesë njerëz humbën jetën pas tërmetit me magnitudë 7.3 ballë që tronditi prefekturën Kumamoto të Japonisë të shtunën, ndërkohë pasgoditjet vazhdojnë ende në zonë. Ndërkohë 50 veta të tjerë janë dërguar në spitale për t'u mjekuar.
Tërmeti shkaktoi rënie të dheut në fshatin Minamiaso.
Më herët një tërmet me magnitudë 6.5 ballë preku ishullin Kyushu të premten, me pasojë vdekjen e nëntë vetave dhe plagosjen e një mijë të tjerëve.
Mbi 20 mijë trupa të Forcës së Vetëmbrojtjes u dislokuan në prefekturën Kumamoto për të ndihmuar operacionet e shpëtimit. (Leftion Peristeri)