Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi do të marrë pjesë në takimin e 14-të mes kryediplomatëve Kinë-Rusi-Indi, që do të mbahet më 18 prill në Moskë, njoftoi të premten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang.
Gjatë takimit, ministrat e jashtëm do të shkëmbejnë pikëpamjet mbi çështje ndërkombëtare dhe rajonale si dhe do të dikutojnë për mënyrat e nxitjes së mëtejshme të bashkëpunimit konkret tripalësh, tha Lu në konferencën e zakonshme të shtypit.
Kina beson se takimi do të forcojë besimin politik reciprok dhe do të nxisë shkëmbimet dhe bashkëpunimin mes 3 vendeve, tha ai. (Albana)