Kryeparlamentari shqiptar z.Ilir Meta u takua të enjten me delegacionin e medieve kineze, që veprojnë në Europë. Ai vlerësoi lart nismën "Një brez, një rrugë", duke e quajtur atë si urë lidhëse mes Europës dhe Azisë dhe të rëndësishme për nxitjen e zhvillimit të marrëdhënieve kino-europiane.
Meta u shpreh se Shqipëria është e gatshme të forcojë bashkëpunimin me Kinën dhe vendet e tjera përgjatë një "Një brez, një rrugë", duke besuar se me nxitjen e nismave "Një brez, një rrugë" dhe "16+1", palët do të nxisin projektet e bashkëpunimit me interes të përbashkët.
Kina është një nga investitoret kryesore në Shqipëri. Vitet e fundit, shumë ndërmarrje kineze kanë kërkuar mundësi bashkëpunimi në Shqipëri, duke përparuar në projekte të rëndësishme si Rruga e Arbrit, Korridori Blu, Zona Industriale Spitallë etj., që përkojnë me frymën e nismës "Një brez, një rrugë".
Shqipëria dhe Kina mund të bashkëpunojnë në projektet në infrastrukturë, aeroportuale etj, fusha që do të nxisin tregtinë midis Shqipërisë dhe Kinës.
Meta nënvizoi se nxitja e mëtejshme e shkëmbimeve kulturore luan rol të rëndësishëm për forcimin e miqësisë tradicionale midis Shqipërisë dhe Kinës. Të dyja palët duhet të zhvillojnë shkëmbimet në fushat arsimore, kulturore, sportive etj., sidomos duhet të zgjerohen shkëmbimet mes të rinjve, duke trashëguar brez pas brezi miqësinë dypalëshe.
Kreu i Parlamentit shtoi se institucioni që ai drejton i kushton rëndësi zhvillimit të marrëdhënieve miqësore me Kinën dhe është i gatshëm të forcojë bashkëpunimin me Asamblenë Kombëtare Popullore të Kinës. Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Kinë është grupi më i madh i miqësisë në parlamentin shqiptar. Partitë e ndryshme në Shqipëri përkrahin zhvillimin aktiv të marrëdhënieve me Kinën, duke qenë të gatshëm në forcimin e shkëmbimeve dypalëshe të nivelit të lartë këtë vit dhe në zhvillimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve dypalëshe.
I pranishëm në këtë takim ishte dhe këshilltari politik Bai Yunbin.
Delegacioni i medieve kineze në Europë vizitoi Shqipërinë me nismën e ambasadës së Kinës në Tiranë. Në takim gazetarë të medieve në gjuhën kineze nga 6 vende europiane, të kryesuar nga përfaqësues të medies "Nouvelle d' Europe" shkëmbyen opinione me përfaqësuesit e 9 medieve kryesore shqiptare si ATSH, Albanian Daily News, RTSH etj. Ata gjithashtu morën pjesë në një event për zhvillimin e turizmit, organizuar nga pala shqiptare, si dhe patën takime me sinologë shqiptarë. (Çang Çuo)