Qeveria kineze do të paraqesë në samitin e G20-s të këtij viti një
axhendë për financimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Guvernatori i bankës qendrore të Kinës Zhou Xiaochuan i bëri komentet gjatë një aktiviteti në Uashington.
Ai shpreson në bashkëpunimin e Kinës me vendet e tjera anëtare të G20-s dhe organizatat ndërkombëtare në këtë fushë.
Krerët e G20-s miratuan një plan veprimi mbi financimin e SME-ve gjatë samitit të vitit të kaluar në Turqi.
Takimi i ardhshëm i G20-s do të mbahet në qytetin Hangzhou të Kinës në muajin shtator. (Albana)