Kina është bashkuar me një universitet në Australi për krijimin e një qendre inovacioni, që kap vlerën e 100 milionë dollarëve australianë apo 76.8 milionë dollarëve amerikanë.
Universiteti i New South Wales dhe kompanitë kryesore kineze do ta zhvillojnë këtë qendër në kampusin e universitetit në Sidnej.
Investimi fillestar do të jetë 23 milionë dollarë amerikanë, që është siguruar nga tetë kompani kineze për të mbështetur kërkimin në materialet e përparuara, bioteknologji, energji dhe inxhinieri mjedisore. (Albana)