PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Patrullimi SHBA-Filipine tensionon situatën rajonale
2016-04-15 17:18:13 CRI Komenti juaj Printoni

Lidhur me njoftimet se SHBA-ja dhe Filipinet nisën patrullimin e përbashkët, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lu Kang tha të premten se këto veprime ndikojnë marrëdhëniet mes vendeve, përshkallëzojnë konfliktet dhe tensionojnë situatën rajonale, duke cënuar paqen dhe stabilitetin në Detin e Kinës Jugore.


Lu nënvizoi se këto veprime tregojnë gjithashtu se kush është nxitësi i militarizimit në Detin e Kinës Jugore.


Sipas njoftimeve, sekretari amerikan i Mbrojtjes Ashton Carter vizitoi Filipinet. Pas takimit me homologun e tij filipinas Voltaire Gazmin, Carter deklaroi se dy vendet nisën patrullimin e përbashkët në muajin mars. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China