Të dhënat e publikuara të enjten nga Ministria e Tregtisë e Kinës tregojnë se, në tremujorin e parë të sivjetshëm, investimet e drejtpërdrejta jofinanciare të Kinës jashtë vendit ishin 261.74 miliardë juanë (afro 40.09 miliardë dollarë amerikanë), duke u shtuar 55.4 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në tremujorin e parë, investimet kineze në vendet e përfshira në nismën "Një Brez dhe Një Rrugë" arritën në 3.59 miliardë juanë, me një rritje prej 40%. Spikat veçanërisht blerja për 2.3 miliardë dollarë nga Korporata e Përgjithshme e Energjisë Bërthamore e Kinës e 13 objekteve të energjisë së pastër në 5 vende të korporatës malajziane "1Malaysia Development".
Në tremujorin e parë të vitit, kompanitë kineze kanë kryer afro 142 blerje e bashkime jashtë vendit, me një vlerë të përgjithshme 16.56 miliardë dollarë, që përfshijnë 15 sektorë në 36 vende dhe rajone. (Vera)