Presidenti rus Vladmir Putin tha se megjithëse ekonomia e vendit është e paqendrueshme, ka arsye për optimizëm.
Ai e bëri deklaratën në konferencën vjetore telefonike ku e përshkroi situatën ekonomike të vendit si "gri", duke iu referuar statistikave të fundit ekonomike.
Të ardhurat e ekonomisë ruse u ulën 4% vitin e kaluar si dhe pati ulje të pagave. Presidenti Putin u shpreh se papunësia dhe deficiti i ulët i buxhetit janë faktorë optimizmi. Ai parashikoi që GDP-ja e vendit këtë vit do të shënojë një ulje prej 0.3% , ndërsa në vitin 2017 do të jetë 1.4%. GDP-ja e Rusisë në vitin 2015 pati një rënie prej 3.7%. (Zhang Yan/ Eda Merepeza)