Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar edukimin dhe forcimin e ndërgjegjësimit për sigurinë kombëtare.
Në udhëzimet e publikuara të enjten, përpara Ditës së parë të Edukimit për Sigurinë Kombëtare më 15 prill, presidenti Xi vë në dukje se e gjithë shoqëria kineze, së bashku me Partinë në pushtet në vend, duhet të mobilizohen për të mbrojtur së bashku sigurinë kombëtare.
Presidenti Xi Jinping është njëkohësisht edhe kryetari i Komisionit të Sigurisë Kombëtare të Kinës. (Artan Goga)