Përpjekja e Koresë së Veriut për lëshimin mëngjesin e së premtes të një rakete balistike në ujrat lindore, ka dështuar. Agjencia e lajmeve Yonhap, duke cituar shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Koresë së Jugut bën të ditur se raketat mendohet të kenë qenë me rreze të mesme, të tipit Musudan.
Para 3 javësh Korea e Veriut dislokoi 2 raketa të lëvizëshme Musudan në lindje të zonës Wonsan. Këto raketa janë të afta të godasin një pjesë të territorit të SHBA-së, siç është Guam dhe të mbërrijnë deri në afërsi të Alaskës. (Eda Merepeza)