PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina hedh poshtë kritikat e raportit të ShBA-së për të drejtat e njeriut
2016-04-15 09:53:49 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini i ka vënë në dyshim të dhënat e raportit për të drejtat e njeriut të Shteteve të Bashkuara dhe është kundër përdorimit të kësaj çështjeje për të ndërhyrë në punët e brendshme të Kinës.

Raporti vjetor për të drejtat e njeriut në botë i Departamentit të Shtetit të ShBA-së, i publikuar të mërkurën, u referohet Kinës dhe disa vendeve të tjera.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Lu Kang, tha në një konferencë të rregullt për shtypin të enjten se "raporti i të drejtave të njeriut" i ShBA-së anashkalon përparimet e Kinës në drejtim të të drejtave të njeriut:

"Kjo nuk është hera e parë që Shtetet e Bashkuara ndërhyjnë në punët e brendshme të një vendi tjetër me anë të problemit të të drejtave të njeriut. Raporti nuk merr parasysh arritjet e Kinës në fushën e të drejtave të njeriut. Përpjekjet për të politizuar çështjen e të drejtave të njeriut, me qëllim pengimin e stabilitetit e të zhvillimit të Kinës, do të jenë të kota."

Lu Kang-u u shpreh se askush që ka interes të vërtetë për situatën e të drejtave të njeriut në Kinë, nuk do të mohonte përmirësimet e mëdha që nga fillimi i Reformës dhe Hapjes më shumë se tridhjetë vjet më parë.

Lu shtoi se Kina është e gatshme të ketë shkëmbime të sinqerta dhe të punojë së bashku me vendet e tjera për të përmirësuar të drejtat e njeriut, por theksoi se çështja e të drejtave të njeriut nuk duhet të përdoret për të ndërhyrë në punët e brendshme të vendeve të tjera.

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China