Hungaria ka emetuar 1 miliard yuan ose 155 milion dollarë amerikanë bono thesari në tregun kinez, duke u bërë i pari vend i Europës Qendrore dhe Lindore që i emeton ato në monedhën kineze, renminbi. Afati i obligacioneve të huasë shtetërore është dyvjeçar dhe norma e interesit 6.25%. Kjo lëvizje komentohet si një përpjekje e qeverisë hungareze për menaxhimin e borxhit dhe pritet të ulë normën e interesit të tij si dhe pjesën e borxhit në monedhë të huaj, i cili është ulur nga 52% në vitin 2011 në 35% vitin e kaluar. Këto obligacione do të mbulojnë një pjesë të borxhit, afati i të cilit skadon këtë vit. (Eda Merepeza)