20160414daoyu.m4a |
Ditët e fundit, mediat perëndimore spekulluan shumë mbi arbitrazhin e paraqitur nga Filipinet për çeshtjen e Detit të Kinës Jugore. Qëllimi i tyre është krijimi i një ideje të rremë se Kina nuk zbaton ligjin ndërkombëtar. Por nëse rishikojmë historinë, lehtësisht vërtetojnë se në cilin krah qëndron e drejta.
Të gjithë e dinë se territori i Filipineve është përcaktuar nga "Traktati i Paqes i Parisit midis SHBA-së dhe Spanjës" në vitin 1898, nga "Traktati i ndarjes së ishujve jashtë Filipineve midis SHBA-së dhe Spanjës" në vitin 1900 dhe "Traktati i kufijve midis Deltës Borneo që i përkiste Britanisë dhe Filipineve që i përkisnin SHBA-së. " Territori i Filipineve kufizohet në 118 gradë gjatësi lindore, sipas Kushtetutës së vendit të vitit 1935.Por qysh nga vitet 30-të të shekullit të 20-të Filipinet nuk e kanë fshehur ambicjen për pushtimin e ishujve Nansha.
Më 12 gusht të vitit 1933, ish- senatori i Filipineve në SHBA-së i dërgoi një letër guverantorit të përgjithshëm amerikan të Filipineve, ku thuhej se për shkak të afërsisë gjeografike, një pjesë e ishujve Nansha të Kinës i përket territorit të Filipineve. Ndërsa në gushtin e vitit 1935, pala amerikane, duke e mohuar këtë opinion vuri në dukje se ishujt Nansha kanë një kufi natyror me ishujt Palawan dhe pranë tyre ndodhen ishujt e Filipineve. Para pushtimit të Filipineve nga SHBA-ja, Spanja nuk kishte paraqitur asnjë propozim lidhur me sovranitetin e çdo ishulli Nansha.
Pa përkrahjen amerikane për këtë çeshtje, Filipinet vazhduan përpjekjet për pushtimin e ishujve Nansha. Më 23 korrik 1946, zv-presidenti i Filipineve, njëherësh ministër i jashtëm, Elpidio Quirino u shpreh se ishujt Xinan (ishujt Nansha të Kinës) duhet të përfshihen në territorin e Filipineve sepse janë të rëndësishëm për sigurinë e këtij vendi. Në marsin e vitit 1956, rektori i Shkollës Detare të Manilës , Tomas Cloma organizoi një grup privat eksplorimi duke arritur deri në ishujt Nansha të të Kinës. Ata menduan se këta ishujt nuk kishin "pronarë", ndaj i pagëzuan me emrin Kalayann, duke i kërkuar qeverisë filipinase ti përfshinte ato në territorin e tyre. Në shkëmbimet me palën kineze pala filipinase është shprehur se "Çështja Tomas Cloma" nuk ka lidhje me qeverinë filipinase dhe se Filipinet nuk kanë pretendime territoriale për ishujt Nansha.
Pavarësisht qëndrimit të palës filipinase, ajo nuk e ka ndërprerë orvajtjen për të zotëruar ishujt Nansha të Kinës. Në vitet 70-të të shekullit 20-të Filipinet pushtuan 8 ishuj shkëmborë duke publikuar urdhërin e presidentit të kohës dhe duke ndryshuar Kushtetutën e vendit, që i konsideron ishujt si pjesë e territorit të Filipineve.
Filipinet kanë hartuar mjaft teori rreth këtyre ishujve, duke i cilësuar si "pa pronarë", apo " të vetëadministruara", si dhe "në afërsi gjeografike,"të nevojshme për sigurinë e vendit", e "zonë e posaçme ekonomike", të cilat janë të paligjshme. Filipinet nuk zotërojnë fakte të forta dhe nuk përputhen me Ligjin Ndërkombëtar. Historia vërteton pushtimin e paligjishëm të ishujve Nansha të Kinës nga Filipinet. Ministri i Jashtëm të Kinës Wang Yi tha në një konferencë shtypi se historia do të tregojë se kush është kalimtar dhe kush është pronari i vërtetë i ishujve. (Çang Çuo/ Eda Merepeza)