Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë Federica Mogherini do të nisë të shtunën një vizitë në Iran, me synim rritjen e bashkëpunimit, njoftojnë burime të BE-së.
Para vizitës Mogherini e vlerësoi atë si me rëndësi të veçantë për bashkëpunimin me palën iraniane. "Të dyja palët do të zhvillojnë bisedime ntë hapura, duke trajtuar jo vetëm çeshtje me interes të përbashkët, por dhe ato që lidhen me mosmarrëveshje", tha ajo. Kryediplomatja europiane u shpreh gjithashtu se Bashkimi Europian synon bashkëpunim me Iranin në tregti, investime, energjitikë, naftë dhe gaz, në energji të përtëritshme, energjinë bërthamore etj. Ajo shtoi se me palën iraniane do të diskutohet edhe për transportin, sigurinë astronautike etj. (Zhang Yan)