Autoritetet e Pekinit kanë publikuar një raport mbi treguesit e mjedisit në vitin 2015.
Sipas raportit, vetëm dy ndër gjashtë treguesit e ndotësve kryesorë të ajrit janë nën kufijtë kombëtarë.
Treguesi PM2.5 vitin e kaluar ishte 80, rreth 1.3 herë më i lartë se standardi.
Raporti vëren se numri i automjeteve në Pekin në vitin 2015 arriti në rreth 530 milionë. Autoritetet po shqyrtojnë mundësinë t'u ofrojnë automjeteve që mbrojnë mjedisin, privilegjin e qarkullimit në ditët me ndotje të madhe.
Sipas raportit, cilësia e ujërave të thella nëntokësore, që janë burimi kryesor i ujit të pijshëm, është e mirë. Vlerësimi bëhet në përgjigje të një raporti të publikuar nga Ministria e Burimeve Ujore e Kinës, që vëren se ujërat e cekëta nëntokësore në shumë pika në mbarë vendin nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur për të pirë. (Artan Goga)