67 të dyshuar për mashtrim me telekonim, të arrestuar në Kenia janë riatdhesuar të mërkurën në Kinë. Ata janë pjesë e grupit prej 77 vetësh të arrestuar në Nairobi, me akuzën për mashtrim të miliona njerëzve në Kinën kontinentale. An Fengshan nga Zyra për çeshtjet e Tajvanit, pranë Këshillit të Shtetit të Kinës thotë se disa prej të dyshuarve janë nga Tajvani.
"Do ta trajtojmë këtë çeshtje sipas ligjeve në mbrojtje të pronësisë, si dhe të të drejtave ligjore të qytetarëve. Kjo është detyra jonë ndaj qytetarëve. Besoj se trajtimi i kësaj çeshtjeje do të forcojë marrëdhëniet midis dy brigjeve të ngushticës së Tajvanit dhe do ti shërbejë qytetarëve të tyre."
Pjestarët e grupit të arrestuar kanë kryer mashtrime të qytetarëve në 9 provinca dhe qytete të Kinës, nëpërmjet telefonëve celularë. Sipas autoriteteve, të dyshuarit duke u paraqitur si punonjës policie u kanë kërkuar qytetarëve të ndryshëm numrat e llogarive bankare, me anë të të cilëve kanë kryer mashtrimet. (Eda Merepeza)